MENU
klinika

La Liga, Java 2

Real Madrid nuk bind, por merr 3 pikë me vlerë

30.09.2020 - 22:30

Pas barazimit në ndeshjen e parë të kampionatit, kampioni i La Liga-s, Real Madrid, sërish nuk ka bindur në lojë, por kësaj here ka marrë 3 pikë me vlerë në shtëpi ndaj Valladolid.

Në fakt, sfida kishte ritëm në pjesën e parë, por rastet para portave respektive ishin me pikatore. Vendasit dominonin në qarkullimin e topit, por nuk nuk gjetën dot golin dhe pjesa e parë përfundon 0-0.

Sfida është zhbllokuar në minutën e 65-të. Kanë qenë Los Blancos që kanë shënuar me Vinicius Junior. Braziliani është aktivizuar nga stoli dhe i kanë mjaftuar shtatë minita për të lënë shenjë.

Pas golit ndeshja është bërë më interesante. Vendasit janë përpjekur të vrasin ndeshjen me një gol të dytë, ndërsa miqtë për të marrë një pikë, por që pak kanë bërë për të merituar. Në sekondat e fundit Vinicius gabon gjithcka i vetëm para portës, por mbyllet 1-0 fatmirësisht.