MENU
klinika

Gjermania jashtë “top 10”

Renditja e FIFA-s: Shqipëria në vend, Kosova humb

17.09.2020 - 12:17

FIFA ka bërë përditësimin e renditjeve të kombëtareve, meqë në fillim të shtatorit u luajtën ndeshjet e para të Ligës së Kombeve. Me një fitore dhe një humbje, kombëtarja jonë kuqezi ka qëndruar në vend-numëro në këtë listë të shtatorit 2020, por ama ka humbur 5 pikë.

Suksesi ndaj Bjellorusisë në Minsk është “eklipsuar” nga disfata e papritur në shtëpi me Lituaninë. Kësisoji, Shqipëria ruan vendin e 66-të me 1351 pikë, 5 më pak se në klasikimin e fundit të tillë.

Duke u ndalur të grupi ynë kualikues në Ligën e Kombeve, jemi më lart se gjithë të tjerët. Konkretisht, Bjellorusia mban vendin e 87-të, Kazakistani vendin e 118-të dhe Lituania vendin e 131-të në FIFA.

Kujtojmë se kulmin e kulmeve në këtë renditje, Shqipëria e pati në muajin gusht 2015, vendin e 22-të në FIFA. Një rekord historik në ranglistën e kombëtareve të gjithë botës. Sa për histori, vendi i 84-t ka qenë pozicioni më i keq, që ka pasur kombëtarja shqiptare nën drejtimin e Xhani De Biazit.

Me një barazim dhe një humbje në sfidat e fillimit të shtatorit, kombëtarja kosovare ka humbur një pozicion, duke u renditur e 116-ta. Sigurisht, produkti ndaj Moldavisë dhe Greqisë i ka penalizuar “Dardanët”, që garojnë në një ligë më lart se Shqipëria.

Sa i përket kreut të kësaj liste, Belgjika mbetet e para, e ndjekur nga Franca, Brazili, Anglia dhe Portugalia. Interesant është fakti se Gjermania betet ende jashtë “top 10”. Saktësisht, ajo pozicionohet e 14-ta në renditjen e FIFA-s për muajin shtator.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN