MENU
klinika

Agot e Goricës

Restaurohet çatia e vjetër karakteristike

15.09.2020 - 15:22

        Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare në Berat ka përfunduar restaurimin e çatisë së banesës Ago, në lagjen Goricë, monument kulture kategori e dytë.

“Një tjetër ndërhyrje ka përfunduar. Restaurimi i çatisë në banesën e familjes Ago lagjen Goricë u krye në bashkëpunim me Chwb Albania dhe konsistoi në zëvendësimin dhe trajtimin e elementëve të drurit të tavanit të strehës së çatisë”, – ka shpjeguar DRTK Berat.

Më herët në këtë banesë është kryer edhe restaurimi i fasadës që përfshiu ndërhyrje në strukturën e catmasë dhe suvatimit të saj, lyerjen me gëlqere, restaurimin e dritareve, fashaturave, lyerje me vaj lini dhe antimolë të gjithë elementëve drusorë, duke nxjerrë në pah vlerat e këtij monumenti shumë pranë urës së Goricës.

Banesat karakteristike të Beratit, reflektojnë influencat e traditës së banesave popullore ballkanike, që datojnë kryesisht në shekujt e 18 dhe 19 të erës sonë.

Këto banesa, një dëshmi e vyer e diversitetit urbanistik dhe arkitektonik, janë gjithnjë e më shumë në vëmendjen e specialistëve të monumenteve të kulturës.

Në vitin 1961, Berati u shpall zyrtarisht qytet muze. Sot Berati trashëgon 210 objekte muzeale, nga të cilat, 150 janë objekte në këmbë. Prej tyre, 60 cilësohen monumente të kategorisë së parë, ndërsa pjesa tjetër i përket kategorisë së dytë.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit