MENU
klinika

Panik në grand slam të Parisit

“Roland Garros” në rrezik, 15 të infektuar

21.09.2020 - 09:22

Gjendje alarmi në turneun “Roland Garros”. Kur duhet edhe një javë që të nisë grand slam, janë konfirmuar rastet e para me Covid-19 në turneun francez të tenisit, që zhvillohet në fushat me dhè.

Mes 192 tenistëve të regjistruar deri më tani, janë të paktën 4 pozitivë me koronavirus. Njëri prej tyre mund të jetë tenisti uzbek Denis Estomin, ndërsa tre të tjerët janë Ernesto Escobedo, Pedka Kristin dhe Barnave Zapata. Këta 3 të fundit nuk janë më në listën e tenistëve pjesëmarrës të turneut parizien.

Konfirmohet se pozitiv është trajneri i tenistëve Zapata e Kristin, që duket se ka infektuar edhe dy sportistët. Mediat konfirmojnë se ka raste me Covid-19 edhe te femrat (nuk përmenden emra), duke e çuar në 15 në total numrin e personave pozitivë.

Tashmë organizatorët e turneut po punojnë për të verikuar personat me të cilët të infektuarit kanë qenë në kontakt ditët e fundit. Një betejë ndaj kohës, duke qenë se turneu nis pas 6 ditësh dhe sot nisin ndeshjet kualikuese të turneut.