MENU
klinika

9 të infektuar në 24 orët e fundit

Shtohen rastet me Covid 19 në Elbasan

03.09.2020 - 08:39

Rriten rastet me Covid 19 në qytetin e Elbasanit. Në vetëm 24 orët e fundit janë regjistruar 9 pacientë të rinj të infektuar.

Mësohet se vatër e reështë edhe Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Elbasan, ku disa prej punonjësve kanë rezultuar pozitivë.

Nga ana tjetër edhe numri i atyre që kryejnë testin është rritur, por ndërkaq dyshohet se ka edhe të tjerë që kanë simptoma por që neglizhojnë kontaktin me mjekun e familjes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Thyen urdhërin dhe dolën në rrugë me makina

5 të shoqëruar në Durrës