MENU
klinika

'Sebepe për të justifikuar..."

“Synon të krijojë krizë artificiale”/ Gjiknuri: PD bojkotoi Këshillin Politik

18.09.2020 - 12:38

Për mazhorancën opozitë kërkon të krijojë kriza artificiale. Përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri tha se opozita kërkon të hedhë ne erë procesin.

Gjiknuri tha se drafti i propozuar nga mazhoranca është një draft që kërkon impuntin e të gjithëve.

“Sot PD bojkotoi këshillin politik, megjithëse ishte ajo kërkuese e mbledhjes. E bojkotoi me të njëjtat qëllime që kanë synim, të hedhin në erë këtë proces dhe të krijojnë një krizë artificiale. Stiset një debat i kot. Këtu po bëhet sikur po zihen për procedurë. ODIHR është organizate e specializuar për të dhënë mendim juridik mbi produkte konkrete. Sot ne sollëm një produkt. Është një draft që kërkon impuntin e të gjithë. Parashikon koalicionin, vota për çdo kandidat dhe mekanizmat për ndarjen e mandateve”, tha Gjiknuri.Ai i bëri thirrje opozitës që të bashkohen për të punuar me këtë draft. Sipas tij debati me ODIHR është i kotë.

“Hajde të punojmë me një draft, koha nuk pret. Në tetor fillon KQZe re dhe duhet të përgatiten të gjitha aktet. Afati është shumë i shkurtër. Ne kemi definicion për koalicionet aty.

PD do krizë artificiale dhe do ti thotë shqiptarëve që këto janë ndryshime të njëanshme. Këto janë sebepe për të justifikuar krizën e tyre të brendshme”, u shpreh Gjiknuri.