MENU
klinika

Të dielën në mbrëmje hyn në fuqi vendimi i ri!

Tiktok nuk mund të shkarkohet më!

19.09.2020 - 12:13

Administrata Trump do të ndalojë Wechat dhe aplikacionin TikTok nga dyqanet virtual të aplikacioneve në SHBA duke filluar prej së Dielës në mbrëmje; një veprim që do të bllokojë Amerikanët nga shkarkimi i platformave në pronësi të Kinës, rrjedhojë e shqetësimeve se ato paraqesin një kërcënim të sigurisë kombëtare.

Ndalimet, të njoftuara të Premten, prekin vetëm shkarkimet dhe përditësimet e reja dhe janë më pak të mëdha sesa pritej, veçanërisht për TikTok, duke i dhënë ByteDance disa hapësira për të arritur një marrëveshje mbi fatin e operacioneve të saj në SHBA.Pra, ata që i kanë të instaluara këto programe në aparatet e tyre, do të vazhdojnë të `i përdorin edhe pas së dielës. Shkarkime të reja nuk do të ketë më. Wechat, një aplikacion mesazhesh gjithçka në një, media sociale dhe pagesa elektronike, përballet me kufizime më të ashpra nga e diela.

Nga ana tjetër, përdoruesit ekzistues të TikTok, do të shohin pak ndryshime deri në 12 nëntor kur do të fillojë ndalimi i disa transaksioneve teknike.

“Ne nuk pajtohemi me vendimin nga Departamenti i Tregtisë dhe jemi të zhgënjyer që qëndron për të bllokuar shkarkimet e aplikacioneve të reja nga e diela dhe për të ndaluar përdorimin e aplikacionit TikTok në SH.B.A. nga 12 nëntori,” tha kompania në një deklaratë.

“Ne do të vazhdojmë të sfidojmë urdhrin ekzekutiv të padrejtë.”

Ministria e Tregtisë e Kinës shprehu “kundërshtimin e saj të vendosur” dhe nxiti Shtetet e Bashkuara të ndalonin ngacmimet dhe keqbërjet e tyre.

“Nëse pala amerikane këmbëngul në rrugën e saj, Kina do të marrë masat e nevojshme për të mbrojtur me vendosmëri të drejtat dhe interesat legjitime të kompanive kineze,” tha ajo, pa dhënë hollësi.

Kujtojmë se bytedance tashmë ka rritur një marrëveshje me Oracle për njësinë e biznesit në SHBA.