MENU
klinika

Fituesi shpallet më 1 tetor

UEFA nominon tre më të mirët e vitit

23.09.2020 - 13:16

UEFA zbuloi tre të nominuarit që do të garojnë për Lojtarin e Vitit për sezonin 2019-20. Organi drejtues i futbollit evropian ka konfirmuar se Kevin de Bruyne, Robert Lewandowski dhe Manuel Neuer janë treshja e finalistëve që do të votohen për të shpallur më pas më të mirin.

De Bruyne u shpall futbollisti i vitit në Premier League pas paraqitjeve mbresëlënëse me Manchester City, duke shkuar deri në çerekfinale të Champions League, teksa eliminoi Real Madrid. De Bryune vendosi një rekord me 20 asistime dhe 13 gola në Premier League.

Ndërsa çifti i futbollistëve të Bayern Munich, Lewandowski-Neuer morën tripletën. Të dy shkëlqyen këtë sezon, ku Neuer ishte ai që u dha bavarezëve trofeun e gjashtë të Ligës së Kampioneve me pritjet e tij fantastike ndaj Mbappe. Mungoi vetëm në 1 ndeshje dhe e mbajti të paprekur portën në 6 ndeshje të Champions League.

Ndërsa Lewandowski shihet si favoriti i treshes së nominuarve. Sulmuesi polak shënoi 55 gola në 47 ndeshje, një mesatare e frikshme që vetëm Messi e kishte bërë më mirë. Lewa u shpall shënuesi më i mirë në Bundesligë dhe vetëm Ciro Immobile shënoi më shumë se ai në Europë, por duke pasur 4 ndeshje më shumë në Serie A.

Nëse Topi i Artë do të ishte zhvilluar këtë vit, me siguri Lewandowski do ta kishte fituar. Gjithsesi, polaku mund të ngushëllohet më 1 tetor për çmimet e UEFA-s, para hedhjes së shortit së Champions League.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Italianët dominojnë me 5 dyshe goleadorësh

10 çiftet e shënuesve më të mirë në 5 ligat kryesore

Në garë për “Këpucën e Artë”

Lewandowski thyen rekordin personal të golave