MENU
klinika

“Nomadland”

Venecie: “Luani i artë” prodhimit amerikan

13.09.2020 - 13:34

       Filmi amerikan “Nomadland” ka fituar çmimin “Luani i artë” në Festivalin e Filmit në Venecie, ngjarja e parë e tillë e mbajtur me audiencë që nga përhapja e covid-19.

Në filmin e Chloé Zhao, luan Frances McDormand, si gruaja e ve që jeton si një nomade, pas krizës së vitit 2008.

Trileri “New Order” i regjisorit meksikan Michel Franco dhe drama historike “Wife of a Spy” nga Kiyoshi Kurosawa, të dy fituan “Luanët e argjendtë”.

Të gjithë spektatorët që ndoqën filmat në kinematë e Venecies, duhej të mbanin detyrimisht maska.

Aktorja australiane, Cate Blanchett, e cila kryesoi jurinë në edicionin e 77-të të festivalit, tha se fituesi ishte zgjedhur pas diskutimeve “të forta”, mes antarëve të jurisë.

Zhao, e cila është gruaja e parë që fiton çmimin më të madh të festivalit në 10 vjet, përshëndeti përmes “Zoom”-it, nga Kalifornia.

Vitin e kaluar, “Joker”, me protagonist Joaquin Phoenix, fitoi çmimin kryesor të festivalit. Takimi vjetor në qytetin italian, është një prej tri festivaleve më të mëdha të kinemasë, krahas atyre të Kanës dhe Berlinit.