MENU
klinika

Foto/ Në përvjetorin e 5-të të martesës

Vesa Luma i dedikon këto fjalë djalit të ëndrrave të saj

13.09.2020 - 10:37

Këngëtarja e njohur Vesa Luma feston 5-vjetorin e martesës. Vetë ajo nëpërmjet fotove të postuara në rrjetet sociale ka kujtuar ditën e saj më të bukur, kur kurorëzoi dashurinë në martesë me Big Bastën, 5 vite më parë.

Ajo i ka dedikuar fjalët më të veçanta bashkëshortit të saj, duke pohuar se gjeti djalin e ëndrrave të saj.

“Histori e vërtetë. Djali i ëndrrave të mia, fustani i ëndrrave, kështjella e ëndrrave. Familja dhe miqtë e zemrës në një ditë. 12.09.2015”, ka shkruar Vesa krah fotove ku shfaqet me fustanin e bardhë.

Me siguri këngëtarja ruan kujtimet më të bukura nga kjo ditë e shënuar kur mundi të lidhë jetën me njeriun e saj të zemrës. Sot Big Basta dhe Vesa Luma janë prindër të një djali, të quajtur Lian.

foto galeri