MENU
klinika

Londër, 1910: 9 mbretër tok!

Një fragment i jashtëzakonshëm i historisë evropiane

17.09.2020 - 11:03

      Maji i vitit 1910, shënoi takimin e përfaqësuesve të mbretërive evropiane, të cilët, u mblodhën në Londër, për funeralin e Eduardit VII. Mes pjesëmarrësve, në ceremoni ishin nëntë mbretër në fron, të cilët, u përjetësuan të gjithë së bashku, në një fotografi.

Në këmbë, nga e majta në të djathtë: mbreti Haakon VII i Norvegjisë, cari Ferdinand i Bullgarisë, Mbreti Manueli II i Portugalisë, kaizeri Vilhelmi II i Gjermanisë dhe Prusisë, Mbreti George I i Greqisë dhe Mbreti Alberto I i Belgjikës.

Ulur, nga e majta në të djathtë: Mbreti Alfonso XIII i Spanjës, mbreti George V i Anglisë dhe mbreti Frederik VIII, i Danimarkës.

Nga nëntë sovranët në fotografi, katër u dëbuan nga froni dhe njëri u vra. Brenda 5 vjetësh, Britania e Madhe dhe Belgjika, do të hynin në luftë kundër Gjermanisë dhe Bullgarisë. Vetëm pesë, nga nëntë monarkitë e përfaqësuara në fotografi, ekzistojnë edhe sot.

Një fragment i jashtëzakonshëm i historisë evropiane, përmbledhur në një foto.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit