Presidenti rus Vladimir Putin është nominuar për çmimin Nobel të Paqes.
Lideri u referua nga një grup shkrimtarësh rusë me në krye Sergey Komkov, të cilët dorëzuan aplikimin në agjencinë Nobel në Oslo më 10 shtator, duke e vënë atë përballë Donald Trump në listën e kandidatëve.
Zëdhënësi presidencial tha se Putin, i cili ishte nominuar edhe në vitin 2013, nuk ishte sugjeruar nga Kremlini.
Favorite për të fituar Nobelin e sivjetshëm të Paqes është Organizata Botërore e Shëndetësisë, e ndjekur nga kryeministrja neozelandeze Jacinda Ardern e më pas aktivistja mjedisore Greta Thunberg.
Nominimet mund të dërgohen nga kushdo që plotëson kriteret e Komitetit Nobel, ku përfshihen avokatët kudo në botë, profesorë apo grupe akademike. Trump ishte nominuar nga Christian Tybring-Gjedde, një anëtar ultra-konservatot i parlamentit norvegjez për ndërmjetësimin e marrëveshjes së normalizimit mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, edhe pse kjo është dënuar gjerësisht në botën arabe.
Zhvillimi vjen teksa sot u njoftua se fituesit e çmimit Nobel do të marrin 1 milion krona suedeze më shumë në vlerë monetare ($110,000).
Sipas raportimeve, shpikësi i dinamitit Alfred Nobel ka lënë rreth 1.8 miliardë krona për forndacionin, në financimin e çmimeve, të cilat jepen prej vitit 1901. Çmimet janë rritur me kalimin e kohës duke nisur fillimisht me 150,000 krona e duke arritur në 1 milionë në 1981.