MENU
klinika

Ja pse ndodhi

Zëvendësim për 13 sekonda, vendoset rekordi

22.09.2020 - 16:02

Në Estoni është regjistruar zëvendësimi më i shpejtë në historinë e futbollit. Në ndeshjen e javës së 21-të të kampionatit vendas, Levadia Talin priti Nome Kalju, teksa ndeshja përfundoi me fitoren e vendasve me shifra 2-1.

Përtej kësaj, në këtë sfidë trajneri i Nome Kalju ka thyer rekord, duke bërë një zëvendësim pas vetëm 13 sekondash. Lauri Sup i la vendin Vladislav Komutov. Shkaku nuk ka lidhje me një dëmtim, por sepse në Estoni rregulli është se duhet të nisësh ndeshjen me të paktën dy lojtarë të rritur në akademinë e klubit.

Koronavirusi ka prekur disa pjesëtarë të klubit dhe një numër i madh lojtarësh janë karantinuar, çka i ka krijuar probleme të mëdha trajnerit Marco Cristal. Kështu, ai ka vendosur të aktivizojë 16-vjeçarin Sup për të qenë brenda rregullave dhe e ka nxjerrë menjëherë duke aktivizuar një lojtar me eksperiencë si Komutov.