MENU
klinika

Ja çfarë dyshon policia

Zjarr në katin e parë të Sigurimeve Shoqërore në Fier

05.09.2020 - 07:30

Godina e Sigurimeve Shoqërore në Fier është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm.

Policia njofton se zjarri ka rënë në katin e parë të godinës, ndërsa shkak dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike.

Informacion paraprak

Sot rreth orës 07:20, në lagjen “15 Tetori” ne katin e parë të Sigurimeve Shoqërore, ka rënë zjarr.

Në vendengjarje shkuan shërbimet e policisë dhe forcat zjarrfikëse të cilat bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Paraprakisht dyshohet se shkak ka qënë një shkëndijë elektrike.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.