MENU
klinika

E rrallë

Ajax fiton 13-0, thyen rekordin 48-vjeçar

24.10.2020 - 19:46

Një mbrëmje e jashtëzakonshme e skuadrës legjendare holandeze Ajax. Skuadra e njohur nuk ka pasur frena në ndeshjen e sotme në kampionatin holandez, teksa ka shënuar plot 13 gola ndaj Venlos në transfertë.

Harkëtarët nuk patën mëshirë për kundërshtarin, duke konfirmuar formën e jashtëzakonshme të këtij fillim sezoni. Ajax shënoi katër herë në 45 minutat e para, mirëpo në të dytën kur vendasit mbetën me 10 vetë, miqtë shtynë me shumë forca përpara duke shënuar edhe nëntë herë të tjera.

Mes golashënuesve ranë në sy pesë golat e Lasina Traore, apo edhe dy realizimet e Huntelar. Kështu, në fund shifrat ishin të frikshme, teksa Ajax vendosi edhe një rekord të ri, teksa fitorja më e thellë ka qenë e harkëtarëve para 48 viteve kur mposhtnin Vitesen me rezultatin 12-1.