MENU
klinika

Formula 1

Alfa Romeo konfirmon pilotët, s’ka vend për Mick

30.10.2020 - 13:00

Piloti veteran finlandezi Kimi Raikkonen dhe ai italian Antonio Giovinazzi do të vijojnë të jenë dy pilotët e makinës Alfa Romeo Racing në garat e Formula 1 edhe për vitin 2021.

Makina italiane ka konfirmuar dy pilotët edhe për sezonin e ardhshëm, duke hedhur poshtë zërat se piloti i ri gjerman Mick Schumacher, djali i Michael Schumacher, mund të zinte vendin e njërit prej tyre. Mick Schumacher duhej të pilotonte makinën Alfa Romeo në testet e ditës së premte në garën e Nurburgring në Gjermani, disa javë më parë, por kjo gjë nuk ndodhi për shkak të kohës së keqe.

Raikkonen do të garojë në sezonin e tij të 19 në Formula 1. Pikërisht në garën e Nurburgringut piloti finlandez theu rekordin e Rubens Barrichellos për nga xhirot dhe km e bëra në pistë. Tashmë Raikkonen thjesht do të thellojë rekordet e veta, pse jo, të fitojë ndoshta një garë ose minimumi të ngjitet sërish në podium.

Makina italiane Alfa Romeo vendosi të konfirmojë dy pilotët, duke e vlerësuar punën e tyre gjatë këtij viti në Formula 1. Ndërsa për Mick Schumacher këmbëngul makina amerikane Haas, që përdor motorr Ferrari.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN