MENU
klinika

MSH: Jo, panairit të zakonshëm!

Botuesit: Këtë vit, takohemi ONLINE

15.10.2020 - 16:56

          Diktuar nga rrethanat, aktiviteti më i rëndësishëm i vitit për librin, do të jetë online

Panairi i 23-të i Librit, do të organizohet online, për shkak të situatës me koronavirusin. Lajmi u bë me dije, nga Shoqata e Botuesve. Përmes një reagimi, theksohej se për zhvillimin e këtij panairi, puna ka nisur puna që sot.

Njoftim nga Shoqata e Botuesve:

Sot u zhvillua mbledhja e zgjeruar e kryesisë së Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, me temë: Organizimi online i Panairit të 23-të, të Librit, të Tiranës, në kushtet e pandemisë covid-19.

Të bindur që Panairi i Librit është një ngjarje madhore, e cila nuk duhet t’i mungojë qytetit të Tiranës, por edhe lexuesve nga gjithë vendi, të gjithë të pranishmit ishin të një mendjeje për organizmin, në ditët e caktuara që më parë, të një Panairi Libri, kësaj here në një edicion special, kryesisht online, për shkak të pandemisë.

Ky Panair do të karakterizohet nga një bashkëpunim i gjerë i botuesve shqiptarë.

Gjatë ditëve të tij, botues, shkrimtarë, poetë, përkthyes, lexues dhe njerëz të kulturës do të takohen për diskutime librash, prezantime titujsh të rinj, por edhe tryeza debatesh, në live stream ose në mjedise fizike, duke respektuar të gjitha kushtet e sigurisë.

Që sot ka filluar puna për organizimin e Panairit të Librit Online.

Qendra e këtyre veprimtarive do të jetë qyteti i Tiranës, që këtë vit ka 100-vjetorin e tij.

Shoqata e Botuesve Shqiptarë

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Panair në Prishtinë

Artizanat-trashëgimi kulturore


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit