MENU
klinika

Nga BBC

Brexit/ A kanë marrë fund bisedimet BE-Britani?

20.10.2020 - 21:28

Pas muajsh grindjesh, qëndrimesh kontradiktore dhe moskuptimi mes palëve a kanë përfunduar vërtet negociatat?!

Twitteri politik po shpërthen me teoritë: Se Kryeministri Boris Johnson nuk ka dashur kurrë me të vërtetë një marrëveshje me BE. Që BE deklaroi idetë e saj për mundësitë false të një marrëveshje dhe se Britania e Madhe po mbivlerëson veten duke pritur BE që të veprojë për negociata me të…

Vendimi i Boris Johnson të premten për t’u larguar nga negociatat ishte thuajse e parashikuar, pas samitit të udhëheqësve të BE.

Kryeministri e kishte caktuar samitin si një afat (BE e konsideronte atë si fals) deri kur një marrëveshje tregtare duhet të ishte hedhur në tryezë.

Nëse jo, kishte thënë Johnson, nuk do të kishte më një marrëveshje tregtare BE-MB dhe “ne duhet të vazhdojmë para”.

Askush në qarqet e BE-së në krye të samitit nuk e mori ultimatumin shumë seriozisht.

Në vend të kësaj ata sollën shembuj të premtimeve dhe afateve që Kryeministri Johnson kishte bërë dhe vendosur dhe që ishin injoruar në të kaluarën: Duke u larguar nga negociatat këtë qershor nëse nuk ishte bërë përparim i mjaftueshëm dhe duke mbetur në një hendek vitin e kaluar në vend të zgjatjes së negociatave për Brexit.

Në Bruksel u vu re një pakënaqësi e lehtë. Me Johnson nuk i dihet kurrë. Mund të bënte diçka radikale? Diçka të papritur? Mjaft të shohësh strukturën ligjore për tregun e brendshëm.

Projekt-ligji i qeverisë për tregun e brendshëm u publikua muajin e kaluar dhe ka dispozita për të injoruar pjesët e marrëveshjes me Irlandën e Veriut për të cilën ishte rënë dakord dhe ishte nënshkruar nga BE dhe nga Johnson vitin e kaluar. BE u kap në befasi nga projekt-ligji dhe filloi procedurat ligjore.

Megjithatë të premten, kur Kryeministri këmbënguli se nuk kishte asnjë kuptim për të ndjekur negociatat nëse BE nuk ndryshonte rrënjësisht qëndrimin e saj, në Bruksel dhe në pjesë të Mbretërisë së Bashkuar qarkullonin fjalë se ky ishte një qëndrim politik.

Po, qeveria ka pasur zhgënjime të dukshme me BE në qasjen e saj ndaj bisedimeve.

Po, BE u tregua e paduruar me Mbretërinë e Bashkuar për shkak të një numri çështjesh që dolën gjatë negociatave.

Por mes tyre vazhdoi teoria, faza përfundimtare e negociatave dhe do të ishte e natyrshme nga të dy palët përpjekja për të treguar muskujt e tyre mbi të gjitha.

Për t’i treguar audiencës kombëtare se ata do të luftonin deri në fund…para se të binin dakord për një marrëveshje kompromisi pas dyerve të mbyllura në javët e ardhshme.

Dje Kryenegociatori i BE Michel Barnier sugjeroi të përshpejtojë bisedimet (një ankesë e madhe nga Mbretëria e Bashkuar ishte që BE nuk arriti të përmbushë premtimin e saj për të shpejtuar bisedimet këtë vjeshtë).

Ai gjithashtu foli rreth asaj se si të fillojmë të punojmë në “tekste ligjore”. Përsëri, kjo ishte një referim për Mbretërinë e Bashkuar, e cila prej kohësh është ankuar që Brukseli refuzoi të fillonte të punonte në një tekst të përbashkët ligjor, pavarësisht se shumica e marrëveshjes BE-MB tashmë ishte dakorduar. Por në vend që t’i mirëpresë këto lëvizje MB u përgjigj se oferta e BE ishte e pamjaftueshme. Përsëri erdhi kërkesa për një “ndryshim thelbësor të qasjes nga BE.

Është shumë më e vështirë për t’u rikthyer në bisedime… BE tashmë ka bërë përpjekjet e saj. Nuk ka gjasa të shkojë shumë para në mënyrë të njëanshme. Varet, se çfarë nënkupton Mbretëria e Bashkuar me “ndryshimin thelbësor të qasjes”. Nëse ajo që kërkon Britania është që BE-ja të heqë dorë nga këmbëngulja e saj për rregullat e rëna dakord të konkurrencës, ose të paktën “parimet” e përbashkëta, atëherë Downing Street duhet ta dijë që kjo nuk do të ndodhë dhe negociatat me të vërtetë kanë mbaruar.

Mbretëria e Bashkuar thotë se nuk dëshiron më të jetë e lidhur me “rregullat e Brukselit” por nuk është e pazakontë të biesh dakord për rregulloret e konkurrencës me partnerët tregtarë. Britania e Madhe ka një marrëveshje të ndihmës shtetërore në marrëveshjen e saj tregtare pas Brexit me Japoninë. Po kërkon për dispozita të barabarta në një marrëveshje të ardhshme me SH.B.A.

Mbrojtja e tregut të përbashkët është më e rëndësishme për BE sesa një marrëveshje tregtare me MB. Dhe BE duhet të mbrojë tregun dhe bizneset e saj nga “konkurrenca e pandershme” e mundshme nga Mbretëria e Bashkuar pas Brexit.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila ka folur në të kaluarën gjithashtu për kompromis dypalësh, mund të telefonojë Boris Johnson gjatë ditëve të ardhshme.

Çështja e Brexit është kthyer në qendër bisedimesh nëse BE-MB do të rinisin komunikimin midis tyre. Nuk dihet nëse bisedimet mes palëvee do të vijnë në fund të javës, ose më së voni javën e ardhshme, ose nëse mes tyre do të ketë mosmarrëveshje.

Përkthyer dhe përshtatur nga: bbc/ F.H, konica.al 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ministrat britanikë paralajmërojnë

“Brexit mund të shtyhet”


“Përpjekje për të ruajtur një balancë delikate politike“

VOA: Netanyahu takime të veçanta me Biden, Harris dhe Trump

Analiza nga DW/ Foli shumë pak për Donald Trump

Pse Scholz mendon se Kamala Harris mund të fitojë në SHBA

“Izolimi i Kinës” nga bota

Si e mbylli Xi Jinping vendin?