Nuk ka mundur të shënojë në dy ndeshjet e fundit të Kombëtares, pavarësisht rasteve që pati, por Armando Broja gjeti dy herë rrugën e rrjetës në ndeshjen e sotme ndaj Den Haag në kampionatin holandez.
Broja e nis ndeshjen si titullar dhe ka arritur t’i shpërblejë gjithçka trajnerit, duke gjetur golin e avantazhit në minutën e 32-të. U gjend në vendin e duhur, duke goditur saktë pas një kthimi të topit nga ana e portierit të Den Haag.
Sulmuesi kuqezi ka fituar duelin me dy mbrojtës kundërshtar dhe ka goditur saktë. Megjithatë, skuadra ka mbetur me 10 lojtarë në 45 minutat e para dhe rezultati është kompromentuar jo pak.
Megjithatë, në pjesën e dytë do të ishte përsëri Armando Broja që do të shënonte dhe do të qetësonte ekipin e tij në minutën e 71’, pas një veprimi individual në zonë, duke mos i dhënë mundësi portierit të reagojë.
Gol i bukur i talentit shqiptar. Në 78’, ai zëvendësohet për të futur në fushë një mesfushor me tipare mbrojtëse. Vitesse mbron fitoren 0-1 falë golave të Brojës, duke u ngjitur në vendin e parë së bashku me Ajax nga 12 pikë.
Sulmuesi shiqptar u huazua merkaton që sapo u mbyll te Vitesse nga Chelsea dhe duket se ky ka qenë vendimi i duhur, pasi Broja po tregon një nivel shumë të lartë. Broja ngjitet në tre gola në katër ndeshje në kampionat. Mjaft produktiv po të shohim minutat që ka luajtur.