MENU
klinika

Sekreti i jetëgjatësisë

Çaji shekullor që mban larg kollën dhe lufton diabetin

27.10.2020 - 08:54

Edhe pse moti po tregohet shumë miqësor në këto ditë të para tetori, duke na falur ditë të ngrohta me diell, dimri është shumë afër dhe bashkë më të nis edhe sezoni i çajit. Në artikullin e sotëm ju tregojmë për një çaj të padëgjuar e panjohur më parë për shumëkënd, por një minierë e vërtetë vlerash ushqyese: çaji me gjethe ulliri.

Ky çaj njihet ndryshe si sekreti i jetëgjatësisë së mesdhetarëve dhe është një ndër pijet më të lashta në historinë e njerëzimit. Sipas fakteve të ndryshme, babai i mjekësisë Hipokrati e pinte gjithmonë këtë çaj para se të flinte.

Por cilat janë disa nga përfitimet e tij?

Çaji me gjethe ulliri është një aleat i mirë kundër kollës së thatë, gripit, infeksioneve virale të mushkërive, tuberkulozit, meningjitit, hepatitit B, dhe bronkopneumonisë. Ai është gjithashtu një ndër trajtimet më efektive në raste se vuani nga infeksionet kronike të traktit urinar. Përbërësit aktivë dhe esencialë të gjetheve të ullinjve fuqizojnë sistemin imunitar , rrisin energjinë dhe luftojnë mikrobet e parazitët. Një efekt surprizë i këtij çaji është të ekuilibrojë nivelin e sheqerit në gjak, ndaj këshillohet të konsumohet më së shumti nga diabetikët.Gjethet kanë veti rrudhëse, tonike dhe kundër temperaturës së lartë.

PËRGATITJA: Në një enë shtoni rreth 200-300 ml ujë dhe vendoseni në zjarr. Pasi të ketë vluar shtoni 20 deri 25 gjethe të thara të ullirit. Uji së bashku me gjethet duhet të vlojë sërish për 4-5 minuta dhe më pas hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet. Living ju këshillon që çajin ta pini të ngrohtë pasi të shtoni lëng limoni ose mjaltë organik. Kujdes me sasinë që doni të pini, mjekët rekomandojnë jo më shumë se 3 gota në ditë

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ja çfarë thotë studimi i fundit!

Si ndikon mbipesha në funksionet mendore

Rrit rrezikun e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru

Cili është niveli normal i kolesterolit tek femrat

Të pasura më lëndë ushqyese dhe veti anti kancerogjene

Disa arsye pse duhet të përfshini frutat e pyllit në dietën tuaj

Ulin rrezikun e sëmundjeve dhe përmirësojnë sistemit tretës

Ushqimet që mund t’i konsumoni çdo ditë

Si mund të neutralizoni shijen dhe erën e klorit

A e mbron klorimi i ujit shëndetin tonë?

A krijon varësi prej kafesë dhe efekti në organizëm?!

“Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”