MENU
klinika

Nga Project Syndicate

Çfarë domethënie kanë zgjedhjet në SHBA?

17.10.2020 - 19:05

Zgjedhjet e muajit nëntor në Shtetet e Bashkuara nuk kanë të bëjnë me politikat, as me Trump apo Biden. Bëhet fjalë për sistemin kushtetues të Amerikës.

Kjo nuk do të thotë që zgjedhjet mund t’i japin fund këtij sistemi. Ndërsa Trump ka një temperament autoritar dhe adhuron diktatorë si Presidenti rus Vladimir Putin, ai nuk ka gjasa të bëhet autokrat edhe nëse rizgjedhet…

Pyetja e vërtetë me të cilën përballet Amerika ka të bëjë me rolin e qeverisë kombëtare në jetën e vendit?

Trumpizmi është vetëm e fundit në një serie lëvizjesh populiste të lindura nga zemërimi ndaj atyre që njerëzit i shohin si elita politike të papërgjegjshme, të fokusuara në interesat personale ndaj Uashingtonit.

Kritikët argumentojnë se Kushtetuta e re e propozuar do të krijonte një elitë qeverisëse kombëtare, e cila do dëmtonte sovranitetin e fituar me vështirësi të kolonive të shndërruara në shtete. Lëvizjet populiste u krijuan për të sfiduar atë që shihej si rregull dhe drejtim elite. Demokracia Jeffersoniane përmbysi elitat federaliste në 1800.

Megjithëse demokracia Jeffersoniane dhe Jacksoniane ndryshuan në shumë mënyra, të dyja reflektonin një besim se elitat që kishin udhëhequr Revolucionin Amerikan kishin thyer premtimin e tyre për shpërndarjen e qeverisjes tek masat.

Zyrtarët, gjykatësit dhe burokratët e zgjedhur duket se vinin nga familje të njohura ose nga shtresa e lartë dhe po sundonin bazuar te aristokracia e korruptuar nga e cila sapo kishin shpëtuar amerikanët.

Zgjidhja e vetme mbetej kthimi i pushtetit politik tek masat duke shtrirë demokracinë në më shumë drejtime e institucione dhe duke kufizuar fuqinë e qeverisë kombëtare.

Kjo valë e populizmit u kapërcye përkohësisht nga debati mbi skllavërinë dhe Luftën Civile, por u rikthye përsëri në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë.

Këtë herë, ajo u drejtua nga fermerë jugorë dhe perëndimorë të cilët besuan se po injoroheshin nga dy partitë kryesore politike dhe po shfrytëzoheshin nga bankat që u shërbenin partive.

Populistët thirrën Jackson si heroin e tyre, sulmuan të gjithë sistemin politik si të korruptuar dhe formuan Partinë e tyre Popullore për të çuar përpara interesat e tyre.

Vala tjetër e madhe e populizmit erdhi gjatë Depresionit të Madh të viteve 1930. Politikanët si Huey Long, guvernatori i Luizianës dhe më pas një senator amerikan, erdhën në pushtet duke premtuar të rishpërndanin pasurinë nga të pasurit tek të varfërit.

Shpërthimi i fundit i populizmit ishte në vitet 1960, kur politikani nga jugu dhe demagogu, George Wallace u përpoq të bindte veriorët të mbështesnin kandidaturën e tij për president duke pretenduar se burokracia federale (“qeveria e madhe”) ishte përgjegjëse për të gjithë e problemeve të Amerikës.

Logjika e populizmit është e thjeshtë dhe e fuqishme: Nëse gjërat shkojnë keq, fajin e kanë qeveria dhe elitat që e drejtojnë atë.

Ndërsa populistët amerikanë kanë sulmuar qeveritë e shtetit, qeveria federale ka qenë gjithmonë objektivi i tyre kryesor.

Populistët urrejnë elitat, por nuk mund të qeverisin pa i vendosur elitat e tyre në pushtet. Demokracia xhefersoniane dha një shtet njëpartiak dhe prodhoi një sistem partie të korruptuar të kontrolluar nga bosët dhe politikanët profesionistë; lëvizja Populiste humbi vrullin kur, për të bërë përparim politik, hodhi në short partinë e saj Demokratike.

Populizmi Trumpian duhet të ndahet nga Trump, i cili ka mbërritur në një valë politike që as nuk e nisi dhe as nuk e kontrollon dot më. Burimi kryesor i tij është zemërimi ndaj liberalizmit kulturor, amullisë ekonomike dhe pabarazisë. Të gjitha këto janë quajtur faje të elitave kombëtare dhe institucioneve që ato dominojnë.

E njëjta valë ndihmoi Barack Obaman të mposhtte kandidatët, Hillary Clinton dhe John McCain në 2008. Populizmi është i rrezikshëm sepse mbështetet në një qëndrim armiqësor pa kompromis ndaj institucioneve të vendosura politike dhe politikanëve profesionistë nga të cilët në fund të fundit nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të varemi, pavarësisht nga papërsosmëritë e tyre.

Kjo është arsyeja pse, në prapavijë, populizmi mund të duket iracional…Sulmet e Trump ndaj institucioneve dhe normave, që arritën kulmin në refuzimin e tij për të garantuar një tranzicion paqësor të pushtetit, po drejtohen drejt nihilizmit.

Kthehemi tek zgjedhjet e këtij viti… Nuk e dimë ende nëse vala populiste që solli Trump në krye është ezauruar. Një mundësi e illë egziston duke patur paasysh dëmet që solli pandemia e koronavirusit në SHBA gjatë presidencës së tij.

Përkthyer dhe përshtatur nga: Project Syndicate/ F.H, konica.al 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN