Rritet fluksi i personave që preken nga Covid-19 në bashkitë Mat e Klos, duke paralizuar edhe institucionin e Spitalit Bashkiak Mat, apo zyra të Bashkisë Klos.
Shifra aktuale e qytetarëve të prekur nga koronavirusi në bashkinë Mat ka shkuar në 11.
Por edhe në bashkinë Klos janë 9 persona pozitivë me sëmundjen e shkaktuar nga Sars/Cov-2. Madje në këtë bashki virusi korona ka prekur edhe punonjës të aparatit bashkiak, duke paralizuar deri diku sektorë të veçantë të saj.
Informacionet e siguruara nga burimet tona flasin për një situatë të rënduar në bashkinë Mat e Klos nga përhapja e Covid-19.
Nga ana tjetër, zbatimi i masave të parashikuara nga protokolli i sigurisë antiCovid kërkohet të vihet në jetë nga të gjithë qytetarët për ndalur përhapjen e kësaj sëmundjeje misterioze.
Kryesorja qytetarët që rezultojnë me shenja të Covid-19 duhet të telefonojnë menjëherë në numrin e urgjencës kombëtare 127 ose mjekun e familjes dhe të vetëkarantinohen deri në marrjen e tamponit.