MENU
klinika

Në rastin e një konflikti…

Dronët turq kërcënim për forcat e armatosura greke

20.10.2020 - 20:04

Dronët turq mund të anojnë ekuilibrin strategjik në favor të Ankarasë dhe ta tundojnë Erdoganin të ndërmarrë veprime ushtarake kundër Greqisë.

Erdogani mund t’i konsideronte forcat tokësore greke dhe forcat detare si të dobëta ndryshe nga dronët turq (ku një është më pak i kushtueshëm se një tank).

Ky zhvillim de-stabilizues vjen nga tre burime:

Turqia ka një inventar të rëndësishëm të dronëve ushtarakë të armatosur; ato dronë kanë filluar të testohen në betejë në vende të tilla si Libia, Iraku Verior, Siria dhe Azerbajxhani; Turqia ka aftësinë për të zëvendësuar dronët e humbur me një linjë prodhimi aktive vendase të pabazuar në mbështetje në teknologjinë e huaj.

Madje Turqia ka vendosur dronëtnë kufirin grek për të survejuar lëvizjet e paligjshme të kufirit. Strategët ushtarakë grekë do të bënin mirë të merrnin parasysh kërcënimin serioz nga dronët e armatosur…

Historia

Ndoshta shtysa për ndërtimin e dronëve erdhi nga lufta e vazhdueshme e Turqisë kundër Kurdëve. Turqia nuk ka qënë gjithmonë një prodhuese dominante e dronëve luftarakë. Në vitin 1995, Turqia bleu General Atomics Gnat 750s të krijuar nga SH.B.A. Më vonë ajo bleu IAI të prodhuara nga Izraeli në 2010.

Në 2010, marrëdhëniet midis SH.B.A. dhe Turqisë morën një kthesë jo të mirë si rezultat i një sulmi izraelit në një flotë ndihmash që la nëntë turq të vdekur. Nën kundërshtimin e Kongresit, Turqia nuk ishte në gjendje të blinte Predatorët e bërë nga SH.B.A. dhe më pas edhe dronë të tjerë.

Guardian raporton se Turqia ishte në gjendje të anashkalonte kufizimet e eksportit të SHBA-së me ndihmën e një elementi raketash të kijuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Rreth vitit 2015, Turqia bleu këtë element të raketave Hornet të ideuar nga EDO MBM Technology, një firmë në periferi të Brighton. Një zëdhënës turk mohoi këtë pretendim të botuar atëherë në media. Po atë vit, Turqia kreu fluturimin e saj të parë të armatosur UAV kur aTB2 gjuajti me sukses një raketë nga një distancë e madhe.

Ndërsa Pakistani ishte kombi i parë që kreu një sulm me dron në tokën e vet, Turqia shpejt vijoi sulmet në 2016 me 72 militantë Kurdë të vrarë në dy muajt e parë të operacioneve. Një raport tregon se numri i vdekjeve të militantëve kurdë është 400.

Azerbajxhani

Pamjet e sulmeve me dronëve të siguruara nga Azerbajxhani sugjerojnë se po përdoren dronë turq TB2 Bayraktar UCAC. Këtë vit, të njëjtët dronë janë përdorur me sukses nga Turqia në të dy konfliktet libiane dhe siriane. Nëse ushtria turke po përdor këto dronë siç kanë sugjeruar disa kjo nuk ka lidhje me çështjen se Turqia mund të jetë duke fituar epërsi strategjike mbi forcat tokësore greke.

Ushtria turke zotëron rreth 130 dronë të armatosur të disa llojeve (Anka, Karayel dhe Bayraktar TB2).

Siria

Jo vetëm që dronët mund të mbajnë municion por ata mund të nxisin sulme artilerie që në të kaluarën ishin njoftuar nga avionë të ngadaltë vëzhgimi fluturues të cilët ishin të prekshëm nga sulmet.

Turqia ka përdorur mirë dronët për qëllime të tilla në Siri. Megjithëse dronët nuk janë të padëmtueshëm, pasi mbrojtja ajrore siriane ka rrëzuar dronë të shumtë turq megjithatë, një dron i rrëzuar vjen me një kosto më të ulët në para dhe në jetën njerëzore sesa rrëzimi i një avioni ushtarak.

Dronët nuk kërcënojnë vetëm automjetet, AFP njoftoi më 1 Mars, 2020 që dronët turq vranë nëntëmbëdhjetë ushtarë të qeverisë në Siri.

Turqia pretendon të ketë përdorur dronë për të vrarë 2,500 luftëtarë pro-regjimit në Siri. Raporti i Luftës FDD pretendon se TB2 dhe Anka-S turke shkatërruan njësitë siriane duke përfshirë një sistem mbrojtës ajror rus Pantsir.

Një raport tjetër argumentoi se dronët turq në Libi, duke vepruar në emër të Qeverisë së Marrëveshjes Kombëtare mundën dhjetë sisteme të mbrojtjes ajrore Pantsir S-1E (Greyhound SA-22) të Haftar në më pak se një javë.

Libia

Media turke festoi humbjen e rusit Pantsir S-1E në Libi. Ka raporte në prill 2020 që Ushtria Kombëtare Libiane (LNA) kishte rrëzuar dhjetëra dronë turq.

Modelet e dronëve turq 

Të armatosur: 

Anka,TB2, Kargo-2: Në qershor të vitit 2020, raportet nga agjencia turke e lajmeve Andolu tregojnë se ushtria turke do të merrte 500 dronë kamikazë. Kargu-2 , i prodhuar nga kompania turke Savunma Tecknolojileri Mühendislik ve Ticaret (STM) – me seli në Ankara – është një 15kg multi-Copter shpejtësi e tij prej 90 mph siguron qëndrueshmërinë e tridhjetë minuta. Kargu-2 është projektuar për ‘skenarë të luftës anti-terror dhe asimetrike’ dhe vjen në tre modele.

Të paarmatosur:

Tai turna, Thrime TAI, TAI Malazgirt Mini VTOL, UAS Taktike Bayraktar.

Eksportet e dronëve turq

Turqia ka eksportuar TB2 në Azerbajxhan, Katar, në Libi dhe Ukrainë. Në vitin 2020, Ahwal News raporton se Turqia do të shesë 48 dronë në Ukrainë. Buletini i Shkencëtarëve Atomikë raporton se Turqia gjithashtu kërkon të eksportojë TB2 në Indonezi dhe Tunizi.

Përkthyer dhe përshtatur nga: The National Herald/ F.H, konica.al 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Greqia mbështet pushtuesin…”

Turqia akuza Greqisë: Po mbështet Armeninë