MENU
klinika

Kërkohen sanksione të ashpra

Greqia thirrje BE-së: Të pezullojë bashkimin doganor me Turqinë

20.10.2020 - 17:11

Disa ditë më parë pala turke dërgoi një anije kërkimore në ujërat e Mesdheut Lindor duke kapur në befasi Greqinë dhe duke nxitur reagimin e ashpër të Athinës po edhe BE-së dhe SHBA-së.

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias i ka shkruar Bashkimit Evropian duke i kërkuar atij të marrë në konsideratë pezullimin e marrëveshjes së bashkimit doganor të BE-së me Turqinë. Njoftimi u bë sot nga agjencia shtetërore greke e lajmeve ANA.

Media greke njoftuan se lëvizja e ministrit të Jashtëm vjen në mes të tensioneve në rritje midis Athinës dhe Ankarasë mbi ujërat e diskutueshme të Mesdheut Lindor.

Dendias i shkroi komisionerit Evropian për fqinjësinë dhe zgjerimin, Oliver Varhelyi, duke i kërkuar atij të shikonte masën që duhet të ndërmerret në përgjigje të shkeljeve të përsëritura të Turqisë lidhur me një mundësi marrëveshjesh mes palëve, tha agjencia.

Nën drejtimin e Presidenti Recip Tayyip Erdogan, Turqia është bërë një fuqi rajonale gjithnjë e më e sigurt dhe që tani është e përfshirë në një mosmarrëveshje të ashpër me Greqinë dhe Qipron për rezervat e naftës dhe gazit në Mesdheun Lindor.

Në gusht, Turqia dërgoi një anije kërkimore gazi në ujërat në afërsi të ishullit grek të Kastellorizos. Anija qëndroi gati një muaj atje përpara se të tërhiqej në fillim të shtatorit.

Në një deklaratë javën e kaluar, ministria e jashtme e Turqisë tha se diapazoni i aktivitetit ishte “plotësisht brenda hapësirës territoriale turke”.

“Është e papranueshme që të ketë kundërshtim ndaj vendit tonë, i cili ka vijën më të gjatë bregdetare deri në Mesdheun Lindor, duke operuar 15 km nga kontinenti i tij,” tha ai, duke shtuar se kritikat greke ishin “akuza të pabaza dhe nuk qëndronin në të drejtën ndërkombëtare”.

“Ne presim që Greqia të tërheqë pretendimet e saj maksimaliste që janë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare … t’i japë fund stërvitjeve dhe aktiviteteve të saj ushtarake që rrisin tensionet në Egje dhe Mesdhe dhe të krijojë një dialog të sinqertë me ne.”

Në fund të një samiti javën e kaluar, udhëheqësit e BE dënuan “veprimet dhe provokimet e njëanshme të Turqisë” në Mesdhe dhe madje ato u cilësuan sit ë përllogaritura në detaje ng apala turke.

Shtetet e Bashkuara gjithashtu kanë kritikuar lëvizjen e Ankarasë duke kërkuar që Turqia të ndalë provokimet dhe të tërheqë anijen kërkimore Oruç Reis nga Mesdheu Lindor.

Blloku paralajmëroi Ankaranë se do të konsideronte sanksionet në samitin e tij të ardhshëm në dhjetor nëse Turqia nuk do të kishte ndryshuar politikën e saj.

Ndaj saj ka afat deri në fund të këtij viti para se të ndërmerren sanksione nga ana e BE-së dhe SHBA-së.

Përkthyer dhe përshtatur nga: Aljazeera/ F.H, konica.al 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Greqia mbështet pushtuesin…”

Turqia akuza Greqisë: Po mbështet Armeninë