MENU
klinika

Premier League, Java 5

Everton i fortë, mbron kreun ndaj Liverpool

17.10.2020 - 14:30

Everton edhe njëherë tjetër ka treguar se këtë sezon është i fortë. Në ndeshjen derbi përballë Liverpool, vendasit blu morën një barazim 2-2. Një pikë sa një fitore përballë kampionëve, pasi Everton mban kreun.

Ndeshja ka nisur me një gol rekord. Sadio Mane ka zhbllokuar ndeshjen në minutën e tretë, duke shënuar golin më të shpejtë në një derbi të “Merseyside” në Premier League.

Kundërpërgjigja e skuadrës së Ancelotti-t ka ardhur në minutën e 19-të, me Keane që ka barazuar sfidën me një goditje të bukur me kokë. Lajmi tjetër i keq për Të Kuqtë ka qenë dëmtimi i Van Dijk në minutën e 11-të. Pjesa e parë mbyllet në barazim 1-1.

Liverpool është kthyer në avantazh në 72;. Ka qenë Salah që ka shënuar për Të Kuqtë. Egjiptiani ka qenë në vendin e duhur në momentin e duhur dhe ka gjetur rrjetën me një goditje të menjëhershme.

Everton është kundërpërgjigjur dhe ka barazuar përsëri derbin. Goli i skuadrë ssë Ancelotti-t është realizuar në minutën e 81-të nga zbulimi i këtij sezoni Calvert-Lewin.

Anglezi ka kërcyer më shumë se të gjithë në zonën e rreptësisë dhe ka ndëshkuar portierin Adrian. Richarlison në 90’ ndëshkohet me të kuq. Dhe nga kjo përfiton Liverpool, që në 92’ shënon golin e tretë me Henderson, por që anulohet nga VAR.