Udhëheqësit e BE shqetësohen se marrëdhënia transatlantike nuk do të mbijetojë edhe katër vjet të tjera nëse në krye të SHBA-së rizgjidhet Trump.
“Le të mos hyjmë në panik”, tha Wolfgang Ischinger, ish-ambasadori gjerman në Shtetet e Bashkuara. “Bota nuk po mbaron, siç duket se mendojnë disa njerëz.”
Ischinger organizoi Konferencën e përvitshme të Sigurisë së Mynihut, mbledhjen më kryesore të botës për udhëheqësit botërorë për të diskutuar çështje të luftës dhe paqes.
Por ai nuk po i referohej shqetësimeve për armatimin bërthamor, terrorizmin apo edhe për pandeminë e koronavirusit. Frika e madhe në mesin e elitës së politikës së jashtme të Evropës është një qëndrim edhe 4 vite në krye të SHBA i Donald Trump.
Nëse evropianët kanë mësuar një gjë që nga 20 janari 2017 është kjo: Pavarësisht se sa keq shkuan gjërat me Trump, ato mund të përkeqësohen edhe më shumë.
Lidhjet midis SHBA dhe BE, tashmë të tensionuara, janë dobësuar më tej që kur presidenti shkarkoi ambasadorin e tij në BE, Gordon Sondland, pasi ai dëshmoi kundër presidentit në skandalin e tij.
Duke pasur parasysh katër vjet më shumë detyrë për të, evropianët presin që Trump do të përshpejtojë dhe forcojë shumë nga politikat e tij nacionaliste, “Amerika e Para” dhe të rritë sulmin e tij të pandërprerë ndaj multilateralizmit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare.
“Nëse ndodh një Trump II, kjo i jep atij mundësinë për të bashkuar shumë gjëra që ai ka bërë në çështjet e politikës së jashtme, për të mos thënë asgjë për çështjet e brendshme”, tha një diplomat i vjetër evropian.
Tërheqja e Trump nga marrëveshjet e klimës në Paris do të hynte zyrtarisht në fuqi. Marrëveshja bërthamore e Iranit, të cilën fuqitë evropiane e kanë mbajtur të varur nga një fije, ka të ngjarë të shembet. Organizata Botërore e Shëndetësisë mund të përballet me ulje të financimit nga Uashingtoni.
Nga të gjitha “tmerret” e panumërta, diplomati tha se aspekti më i keq i Trump është kaosi që ai sjell në arenën botërore:
“Mungesa e të qenit në gjendje të planifikosh, mungesa e të qenit në gjendje të ekstrapolosh fakte dhe argumente mund të jetë një mënyrë veprimi që do ndërrmeret nga SHBA nëse rizgjidhet Trump.”
Për të qenë të sigurt, jo të gjithë në Evropë do të ishin të pakënaqur me një fitore tjetër të Trump. Kryeministri hungarez Viktor Orbán, një nacionalist i cili është vënë nën kritika të përsëritura për shkeljen e parimeve themelore të BE-së të demokracisë dhe sundimit të ligjit, është një fans i Trump. Ai ka dëshiron që Trump të marrë edhe katër vjet detyrë. Në një intervistë me Reuters, Orbán tha se nëse Biden fiton, “ndoshta niveli i bashkëpunimit dhe ndihmës mes dy kombeve do të jetë më i ulët”.
Mbresëlënëse ka qënë një darkë mes liderëve në samitin e G7 në Charlevoix, Kanada në qershor 2018 ku Trump reagoi në një mënyrë impresionuese. Një diplomat rrëfen:
“Ai ishte duke fyer njërin, duke fyer tjetrin, duke lavdëruar marrëdhënien e tij me Kim, me Putinin, duke thënë se Rusia duhet të kthehet në atë tryezë të G7, në një mënyrë kaq të vrazhdë, dhe tallëse dhe ishte thjesht e bezdisshme.”
Takimet vjetore të liderëve të G7 ilustrojnë një progres të qartë në përkeqësimin e marrëdhënies së Trump me udhëheqësit evropianë. Po ashtu gjatë presidencës së tij u dëmtuan dukshëm marrëdhëniet e SHBA-së me Gjermaninë.
Merkel sapo ishte kthyer nga takimi i G7 në Taormina, Itali, dhe takimi i saj i parë nga afër me Trump në skenën ndërkombëtare.
“Epoka në të cilën ne mund të mbështeteshim tek të tjerët ka mbaruar” tha Merkel. “Ne evropianët me të vërtetë duhet ta marrim fatin në duart tona.”
Përkthyer dhe përshtatur nga: Politico/ F.H, konica.al