MENU
klinika

Probleme me tensionin

Greva në Ballsh, dy punonjëse dërgohen me urgjencë në spital

15.10.2020 - 11:48

Dy gra te naftëtarëve janë dërguar me urgjencë në spitalin e Ballshit pasi kanë shfaqur probleme shëndetësore.

Mësohet se ato kanë shfaqur probleme me tensionin dhe dërgimi në spital ka qenë i detyruar. Kujtojmë se, sot në ditën e 18 të grevës, 10 naftëtarë kanë dalë dhe në vend të tyre janë futur gratë e tyre.

Mjekja e spitalit të Ballshit Sidorela Asllanaj u ka kërkuar naftërave që pas pothuajse tre javësh pa mjekim dhe ushqim të ndërpresin menjëherë grevën sepse gjendja e tyre është rënduar ndjeshëm.

Ndërkohë, dje u mbajt një takim mes naftëtarëve dhe pronarëve rinj të rafinerisë, por pa rezultat. Ata kërkojnë fillimisht të marrin një pjesë të pagave të prapambetura dhe pastaj të fillojnë punën sepse nuk kanë marrë mbi 20 paga