Ndonëse se tifozët e Lazios përherë kanë rezerva, një tjetër vlerësim i rëndësishëm vjen për drejtorin sportiv Igli Tare. Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare u nderua ditën e sotme me çmimin prestigjioz, “Launi i Artë”, në ceremoninë e mbajtur në qytetin e Venezias.
Motivacioni i këtij vlerësimi të lartë për Taren, është për merita profesionale në fushën e sportit si drejtuesi më i suksesshëm. “Luani i Artë” është njëkohësisht një nga eventet më të rëndësishme ndërkombëtare që zhvillohet nga viti 1954.
Fillimisht me këtë çmim vlerësoheshin zhanere të ndryshme të artit, ku ka spikatur gjithmonë ai i festivalit të filmit të Venezias, por prej kohësh “Luani i Artë” i akordohet edhe individëve të shquar në fusha të ndryshme profesionale.
Ky vlerësim vjen pas një karriere të gjatë në fushën e gjelbër, prej shume vitesh drejton klubin sportiv te Lazio. Gjithashtu personazhet e tjerë të vlerësuar nga bota e sporti ishin edhe ish-drejtori sportiv i Juventusit, Luciano Moggi, si dhe trajneri aktual i Atalantës, Gianpiero Gasperini.