MENU
klinika

Inter bleu Lukakun për 75 mln euro

Igli Tare e ndërtoi këtë Lazio me 57 mln euro

17.02.2020 - 19:01

Askush nuk do të vinte bast se Lazio do të ishte pretendente këtë sezon në Serie A, aq më pak në këtë stacion të garës të ishte 1 pikë pas Juventusit dhe 2 pikë sipër Interit.

Dhe të mendosh që për ekipin që mbrëmë zbriti në fushë dhe përmbysi Interin 2-1, Igli Tare ka shpenzuar në blerje vetëm 57 milionë euro. Natyrisht, ata vlejnë shumë më tepër sot, mjafton të kujtojmë çmimin që presidenti Lotito ka vënë për Sergey Milinkovic-Savic, plot 100 milionë euro.

Igli Tare i ka zbuluar lojtarët nga çdo cep i botës apo ka afruar futbollistë duke u dhënë një shans të dytë. Ai i ka kthyer në yje duke ndërtuar një superskuadër. Ndërsa Inter vetëm në verën e kaluar harxhoi 65 milionë euro për blerjen e Lukakut. Ja pse Igli Tare vlerësohet shumë në Itali.

BLERJET E LAZIOS

Thomas Strakosha – 75 mijë euro

Luis Felipe – 500 mijë euro

Francesko Acerbi – 10 milionë euro

Stefan Radu – 5,5 milionë euro

Adam Marusic – 7 milionë euro

Sergey Milinkovic-Savic – 10 milionë euro

konica sportkonica sport mobile

Lucas Leiva – 5 milionë euro

Luis Alberto – 5 milionë euro

Johny – 2 milionë euro

Felipe Caicedo – 2,5 milionë euro

Ciro Immobile – 9 milionë euro

TOTALI: 56.575.000 euro

ZËVENDËSUESIT

Joachin Correa – 16 milionë euro

Manuel Lazari – 7 milionë euro

Danilo Cataldi – 0 euro

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Igli Tare për lojtarët shqiptarë

“Alisson u shit 80 mln euro, Strakosha kushton…”

Presidenti i Lazios për drejtorin sportiv

“Tare flet 5 gjuhë, perfeksionist i palodhur”