MENU
klinika

Serie A, Java 5

Inter kthehet te fitorja, ngjitet i treti

24.10.2020 - 18:54

Pas humbjes në derbi dhe barazimit dramatik në Champions, Inter është rikthyer te fitorja në Serie A, duke mposhtur 2-0 në transfertë Genoan. Një ndeshje e mirë e zikaltërve, që ngjiten në vendin e tretë.

Pjesa e parë nuk ka prodhur gola, edhe pse zikaltrit luajtën më mirë. Inter zhbllokoi ndeshjen në pjesën e dytë. Zikaltrit kanë kaluar në avantazh në minutën e 64’ me të përhershmin Romalu Lukaku, autor i dy golave në mesjavë kundër Monchengladbach.

Belgu ka marrë një pasim të bukur nga Barella dhe ka dërguar topin në rrjetë me një goditje të fuqishme pasi ka shmangur me lehtësi mbrojtësin e Genoa-s. Inter gjeti edhe golin e dytë më pas. D’Ambrosio shënoi për zikaltrit në minutën e 79-të. Lavdi edhe për Ranocchia-n, i cili ka dhënë asistin. Mbyllet 0-2.