MENU
klinika

"Ju lutemi hiqni dorë nga…"

“Jemi në një fazë kritike”/ Merkel del me thirrjen e fortë për gjermanët

17.10.2020 - 14:03

Kancelarja gjermane Angela Merkel i është drejtuar sërish kombit me anë të një video mesazhi publikuar në profilin e saj zyrtar në rrjetet sociale, ku thotë se “jemi në një fazë serioze të pandemisë së koronavirusit”.

Kancelarja Merkel u bën thirrje qytetarëve të ulin ndjeshëm kontaktet fizike dhe të shmangin udhëtimet dhe festat e panevojshme.

“Ne duhet të bëjmë gjithçka për të parandaluar përhapjen e virusit e që situata të mos dalë jashtë kontrollit. Çdo ditë ka rëndësi”, tha Merkel.

Shifrat e infeksioneve në Gjermani kanë qenë më të ulëta se në pjesën më të madhe të Evropës.

Por, ato kanë arritur një rekord ditor të lartë prej 7,830 raste të reja të Shtunën, sipas Institutit Robert Koch (RKI) për sëmundjet e infeksioneve.

“Ne duhet të shkojmë përpara”, tha Merkel. “Unë ju bëj thirrje: Takohuni me më pak njerëz, qoftë në shtëpi ose jashtë saj. Ju lutemi hiqni dorë nga çdo udhëtim që nuk është absolutisht emergjent, çdo festë që nuk është fare e nevojshme. Qëndroni në shtëpi”, tha ajo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN