MENU
klinika

Marsela Çibukaj rrëfen mes lotësh historinë e saj rrëqethëse

“Kam ikur me gomone në Itali, ishte terror i vërtetë”

04.10.2020 - 20:07

Marsela Çibukaj ka një histori rrëqethëse si pjesa më e madhe e shqiptarëve, që gjatë viteve të tranzicionit zgjodhën mënyra nga më të ndryshmet për t’u arratisur drejt vendeve të perëndimit. Më herët Marsela kishte treguar se së bashku me familjen e saj kishte udhëtuar me gomone drejt Italisë, ndërsa sot ka rrëfyer gjithçka me detaje.

Nga qyteti i saj i lindjes, Vlora, Marsela tregoi se si bashkë me të ëmën dhe motrën 2 vjeçe asokohe udhëtoi tre herë me gomone për të arritur në brigjet italiane. Ajo tha se i ati i tyre kishte shkuar më herët në Itali dhe se bashkimi me të në një pronvicë të Romës ishte një nga gjërat më çliruese.

“Unë isha shumë e vogël, nuk i kisha mbushur ende 8 vjeç, mami dhe motra 2 vjeç dhe jemi nisur me gomone. Mbaj mend frikë, terror, trishtim, shumë pyetje për të ardhmën, çfarë do ndodhte më vonë. Kemi ikur natën dhe ishte hera e parë që unë shikoja detin natën i cili transformohet në një diçka të zezë, të errët, të frikshme e të pabesë. Ne kemi qenë dy vajza të vogla, të parat që hipnin në atë gomone. Ne rrezikuam, nuk e dinin se na prishte se çfarë do na ndodhte. Jemi nisur në orën 11 të darkës, u zhytëm në det derisa mbëritëm tek gomonia, na tërhoqën sipër disa djem. Në anën tjetër të detit na priste babi që ishte nisur më përpara me gomone”, rrëfeu këngëtarja.

“Unë nuk e di ku mund të kemi zbritur, supozoj në brigjet e Leces. Zbarkuam mbi disa shkëmbinj të egër. Duke vrapuar më ra sandalja në ujë, mami në tërhoqi me duar dhe më tha nuk ka problem, do të të japë mami shapkat e mia. Ajo 2-3 orë eci zbathur në disa fusha me kashtë të egër dhe plot me gjemba. Më pas kemi mbërritur në një kapanon ku na shpërndanë në disa familje që erdhën na morën me makina”, shtoi Marsela.

Ajo tregoi se me mbërritjen në Itali gjithçka mbetej në dorë të fatit, sepse në 1993 nuk kishte telefona për të komunikuar.

“Kur zbritëm në Lece, na u desh të merrnim trenin që të na çonte drejt Romës dhe menduam që kur të arrinim aty do na priste babi, por ai nuk jetonte në Romë, kishe gjetur një sistemim së bashku me vëllezërit e tij në një provincë të Romës dhe nga provinca deri në Romë, duheshin disa minuta. Në ’93 nuk kishim celulare dhe ishte gjithçka shumë e lënë në dorën e fatit derisa ti vinte ajo telefonata e famshme babi arritëm, ai nuk dinte nëse këta fëmijë a kishin ardhur, kështu që mbetej çdo gjë në dorë të fatit. Arritëm të gjenim një kabinë telefonike për të telefonuar babin tek familja italiane ku babi qëndronte. Babi tha aty do rrini, do vijë unë së bashku me xhaxhi Petritin, me vëllanë e tij dhe do ju marrim, do dëgjoni një fishkëllimë dhe ata jemi ne. Përqafimi me babin ishte çlirim i madh, më në fund ia kishim hedhur dhe të fillonim një jetë të re”, tha Çibukaj.

Ajo jetoi për 21 vite në Itali me familjarët dhe më pas ju desh të kthehej në Shqipëri për shkak të karrierës në muzikë.