MENU
klinika

Video

Kjo këngë arbëreshe… është e vjetër sa gjuha shqipe!

04.10.2020 - 12:21

       Këngëtari Pino Kakoca (1957), është një arbëresh nga katundi Shënd Dimitër Koroni në Kalabri, prej nga ishte edhe shkrimtari dhe poeti, Jeronim de Rada. Fakti se kjo pjesë e ka ruajtur më shumë fanatizëm traditën shqiptare, dëshmohet edhe përmes kësaj kënge që arbëreshët e ruajnë dhe e përcjellin në brezat e rinj, si jehona që është e lashtë po kaq sa gjuha shqipe.

Kjo këngë flet për martesën e Jurendinës, ndërsa fton burra, gra e vasha të stolisura që të jenë pjesë e këtij gëzimi, për ta përcjellë martesën e saj me dhurata, valle, daulle, çifteli dhe dolli – dëshmi tjetër kjo, e zakoneve tradicionale shqiptare.

Arbëreshëte këndojnë ende sot, këtë këngë, shoqëruar me pamje të jetës dhe kulturës arbëreshe në Itali, atje ku ata jetojnë me traditat e vjetra, prej 600 vjetësh me radhë…

“Ngini (ngitni, ngani), oj gjindë të mira
Me dhurat’ e me dafina
Se martohet Jurendina
E ju, gra më të mëdha
Vjershëroni ju në dasmë

Lumturinë e Jurendinës
E ju, vashës të stolisur
Dridhni vallet të nisur
Me daull e çifteli
Ngrëni qelqet për dolli

Më fund e helqni këta raki
Për harenë e Jurendinës
Dehëni burra se na ndodhet
Një ditë çë s’mënd harrohet

Na martohet Jurendina
Qesh, oj më’, pa lot ndër sy
Nusja vete në Venetì
E Kostandini është besnik”

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët