MENU
klinika

Zhgënjen gjeniu

Kjo pikturë, nuk është e Leonardo da Vinçit!

14.10.2020 - 14:09

       Kanë dalë në një rezultat të papritur, historianët e artit në Itali. I quajtur si viti i Da Vinçit, 2020 shënoi një seri aktivitetesh kulturore në vendlindjen e gjeniut. Por, pas një kërkimi shekullor nga historianët e artit, për njërën nga pikturat e Leonardo da Vinçit, specialistët e deklaruan të përfunduar, duke thënë se gjeniu i Rilindjes nuk arriti ta pikturojë kurrë betejën legjendare të Anghiarit.

Prej kohësh dyshohej se vepra, që festoi fitoren e shekullit XV të Republikës Fiorentine kundër asaj të Milanos, ishte fshehur pas një muri të bashkisë së Firences.

Beteja e Anghiarit u zhvillua më 29 qershor 1440, midis trupave milaneze dhe bashkimit të disa shteteve italiane, të udhëhequra nga Republika e Firences, gjatë konfliktit në Lombardi.

“Leonardoja, nuk e pikturoi asnjëherë atë betejë në këtë faqe muri, ky është përfundimi” – saktësoi Francesca Fiorani, historiane arti pranë Universitetit të Virxhinias, gjatë një leksioni në ”Galeritë Uffizi”, Firence.

Fiorani theksoi, se Leonardo, arriti të bënte vetëm vizatime përgatitore për pikturën murale, që i ishte porositur në fillim të shekullit XVI.

”Ka disa materiale të siguruara nga piktori, në lidhje me punën. Në fakt, ato nuk ishin për të pikturuar betejën, por për të përgatitur murin e ndërtesës së vjetër për të pikturuar” – shpjegoi historiania.

“Përgatitja nuk shkoi mirë dhe gjithçka ndali aty” – përfundoi, Francesca Fiorani.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Legjenda e artit dhe pikturës

Andy Warhol, gjeniu që modeloi artin

Miti modern i Da Vinçit

500 evente për 5 shekujt

Pse nuk mbaroi “Mona Liza”?

Gjeniu mëngjarash vuante nga strabizmi