MENU
klinika

Përkrah De Ligt në mbrojtje

Kumbulla, në formacionin ideal të të rinjve

30.10.2020 - 18:11

Vijojnë vlerësimet për Marash Kumbullën. Mbrojtësi shqiptar nuk shënoi mbrëmë për Romën, por bëri detyrën në repartin ofensiv, duke mos lejuar gol. Pas paraqitjeve pozitive dhe dy golave të tij, Kumbulla po jeton një ëndërr në karrierën e tij.

Sipas një përzgjedhje, Kumbulla bën pjesën në formacionin më të shtrenjtë U-21 të Serisë të publikuar nga ʺTransfermarkt.deʺ  Mbrojtësi 20-vjeçar gjendet në atë 11-she, përkrah emrave të rëndësishëm si De Ligt, Hakimi, Bastoni.

Kartoni i Marash Kumbullës vlerësohet nga faqja e specializuar “transfermarkt” plot  25 milionë euro. Në fakt, Roma e bleu për 30 milionë në total, por operacioni është me shkëmbime lojtarësh dhe llogaritet edhe interesi ndër vite.

De Ligt  është futbollisti më i shtrenjtë me vlerën 70 milionë euro, më pas vjen Donaruma me 60 milionë euro, Hakimi i cili ka shkëlqyer me Interin në këtë fillim sezoni me vlerën 50 milionë euro, 10 milionë më shumë nga sa u ble nga Real Madrid.

Osimhen, sulmuesi i Napolit, i cili u ble me bujë nga Lille dhe po e shpërblen vlerën e tij pas golave të shënuar, lerësohet 50 milionë euro. Bastoni, Kulusevski dhe Zaniolo vlerësohen me 45 milionë euro.

Tonali që Milani pret shumë prej tij vlerësohet me 32 milionë euro. Leao me 28 milionë euro dhe në fund Elijf Elmas i Napolit me 18 milionë euro. Pra, Kumbulla radhitet i parafundit në këtë formacion për nga vlera.

Megjithatë, Marashi është më i shtrenjti i Kombëtares shqiptare, që tashmë kushton 85.8 milionë euro. Kurrë një futbollist i Shqipërisë nuk ishte shitur 30 milionë euro.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shkruan “Gazzeta Dello Sport”

Tetori, muaji i Marash Kumbullës!