MENU
klinika

Nga The Washington Post

Si Kina po ndërhyn në zgjedhjet e SHBA-së

30.10.2020 - 08:55

Ndërhyrja kineze në zgjedhjet e vitit 2020 ka për qëllim të shkaktojë  përçarje në sistemin politik amerikan, ashtu si fushata dezinformuese e Rusisë në 2016.

Por përpjekjet kineze janë më të sofistikuara, dhe më komplekse. Ka fushata të shumta ndërhyrje kineze që përfshijnë aktorë jashtë qeverisë, të cilët pretendojnë se po luftojnë kundër Partisë Komuniste Kineze.

Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare ka deklaruar publikisht se Kina preferon që Presidenti Trump të humbasë, duke favorizuar parashikueshmërinë relative të një administrate të Biden.

Por kjo analizë adreson vetëm përpjekjet e ndërhyrjes së organeve shtetërore zyrtare kineze. Ekziston edhe një përpjekje e veçantë, që synon të mbështesë Trump dhe përhapjen e dezinformimit për Joe Biden, që drejtohet nga një miliarder kinez i cili pretendon të jetë disident, por veprimet e të cilit ndonjëherë përputhen me qëllimet e CCP.

Guo Wengui, një aleat i ngushtë i Stephen K. Bannon, ka ndërhyrë direkt. Uebfaqja e tij e lajmeve në gjuhën kineze, GNews, ka publikuar dokumente dhe video që supozohet se janë nga laptopi i humbur i Hunter Biden. Substanca e materialit varion nga akuzat për lidhje biznesi me drejtuesit kinezë deri tek përmbajtje shumë personale.

U.S. Warns Russia, China and Iran Are Trying to Interfere in the Election. Democrats Say It's Far Worse. - The New York Times

Të ndaluara nga Twitter, ndjekësit e Guo janë drejtuar në aplikacione të tjera të mediave sociale për të shpërndarë materialin. Guo pretendon të jetë një luftëtar i lirisë anti-CCP i cili po punon për të krijuar një “Shtet të Ri Federal të Kinës”.

Megjithatë axhenda përfundimtare e Guo mbetet e panjohur.

Bashkëpunëtori i Guo, Dinggang Wang, i cili është fotografuar duke u takuar me Bannon dhe Rudolph W. Giuliani, kohët e fundit pohoi në YouTube se materiali i pretenduar i Biden u mblodh dhe u dërgua në Uashington nga udhëheqja e CCP, duke kundërshtuar historinë e paraqitur nga Bannon dhe Giuliani se ajo vinte nga një dyqan riparimesh kompjuterash në Delaware.

Pretendimi i Guo për të qenë një disident anti-CCP minohet veçanërisht nga projekti tjetër i tij kryesor tani, i cili është të paguajë legjionet e pasuesve të tij për të ngacmuar dhe kërcënuar disidentët kinezë amerikanë dhe aktivistët e të drejtave të njeriut në tokën amerikane, duke përfshirë Pastor Bob Fu, i cili kryeson grupin ChinaAid. Në YouTube, Guo i ka akuzuar ata si spiunë të CCP dhe u bëri thirrje ndjekësve të tij që t’i “eleminojnë” ata. GNews madje është përpjekur të lidhë Fu-në me skandalin e Bidenit.

Fu, i cili tani është duke u fshehur me familjen e tij nën mbrojtjen e policisë, më tha se ai beson se Guo nuk është një disident anti-CCP, por më tepër gjuan disidentë në emër të CCP.

Trump Accuses China of Trying to Interfere in U.S. Elections - WSJ

Nuk është rastësi, tha Fu, që pikat zyrtare të propagandës kineze (përfshirë Global Times) po sulmojnë të njëjtët disidentë kinezë në Shtetet e Bashkuara si Guo.

Guo më tha se postimet në GTV bëhen nga përdorues individualë jashtë kontrollit të tij editorial. Ai gjithashtu hodhi poshtë çdo sugjerim që ai ishte i lidhur me partinë.

Motivet e vërteta të Guo nuk janë të njohura.  Në fund të fundit nuk ka rëndësi. Ai është një shtetas i huaj që përhap dezinformata politike me qëllim të keq.

Hetimi i FBI për të cilin Bannon dhe Giuliani po bëjnë thirrje ka për qëllim të ekspozojë lidhjet e Biden me përpjekjet e ndikimit kinez, por mund të përfundojë siç nuk pritet.

Bannon dhe Giuliani sinqerisht mund të besojnë se Guo është një disident anti-CCP. Por në fund të fundit, ata po e përdorin atë për axhendën e tyre dhe ai po i përdor ato për qëllimet e tij ende të paqarta.

Rezultati është që politika kineze dhe politika amerikane po ndërthuren në mënyra që nuk mund t’i kuptojmë por që me siguri janë të këqija për shëndetin e demokracisë sonë.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Washington Post/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


VOA: Përplasjet mes Tumb dhe Biden

Biden: Kina do ketë në dorë SHBA, nëse…