MENU
klinika

Brexit, një kaos për firmat britanike

Me marrëveshje ose jo do të ketë burokraci në kufij

26.10.2020 - 22:02

Kompanitë britanike, me marrëveshje ose jo të Brexit, do të duhet të përballen me bureokraci që kërcënon kaos në kufij, nëse synojnë akses në bllokun tregtar më të madh në botë, pas datës 1 janar, sipas analistëve. Kur Britania të dalë nga BE, firmat që krijojnë thuajse 1 trilionë dollarë tregti vjetore, do të duhet të navigojnë mes një serë rregullash të reja dhe bureokracish, që do të rrisin kostot, ndërkohë që goditja e Covid-19 nuk po largohet.

Jashtë tregut të përbashkët, eksportuesit britanikë do të duhet të plotësojnë një mal me dokumenta përfshirë deklarata doganore dhe të sigurisë, si dhe të navigojnë sistemet e shumta të IT-së, për të fituar akses në Europë. Kompanitë tregtojnë tashmë me Berlinin me të njëjtën thjeshtësi si me Birminghamin. Ndërmjetësit doganorë nuk janë trajnuar ende, operatorët nuk e dijnë se çfarë informacioni duhet , apo se si do të përforcohen rregullat.

Shumë analistë kanë parashikuar kaos, madje edhe vetë qeveria kë thënë se 7,000 kamiona mund të formojnë rradhë prej 100 km në Jug të Anglisë, nëse kompanitë nuk përgatiten. Marrëveshja e ofruar për Brexit përfaqëson një nga ndryshimet më të mëdha të tregtisë britanike që prej formimit të tregut të përbashkët në vitin 1993. Jashtë bllokut, kompanitë do të duhet të plotësojnë dokumenta dhe dorëzojnë mallra për kontrolle rutinë në kufij, ç’ka rrit koston dhe kohën për të bërë biznes. Në vitin 2019, Britania importoi mallra me vlerë 253 miliardë paund dhe eksportoi 138 miliardë paund me bllokun, ndërsa hiqen mallra si nafta dhe ari, që shtrembërojnë fluskin tregtar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ministrat britanikë paralajmërojnë

“Brexit mund të shtyhet”