MENU
klinika

Zbulojeni

Mendoni se jeni intolerantë ndaj glutenit?

02.10.2020 - 06:40

Gluteni mund të jetë një gabim i madh, por është një nga shumë gjërat më të mira të jetës. Ndërkohë që për shumë njerëz nuk është aspak problem, të tjerë kanë intolerancë ndaj guletnit. Ja disa nga shenjat e intolerancës nga gluteni që nuk duhet t’i injoroni:

1.Nuk mund të hani makarona pa u sëmurur

Ose bukë, ose kek. Kjo ndodh për shkak të dhimbjes së stomakut, pasi hani diçka që përmban gluten dhe simptoma është e zakonshme. Në të tilla raste sugjerohet që të mbani shënime për ushqimin që konsumoni për të identifikuar shkaktarët.

2.Ndiheni shumë të fryrë

Kjo ndjesi mund të shkaktohet nga shumë gjëra, nga hormonet te fasulet. Por nëse nuk jeni në gjendje ta digjni glutenin, barku juaj mund të fillojë të ndihet i fryrë.

3.Lëkura juaj është e thatë dhe e plasaritur

Ndërsa nuk ka ndonjë studim shkencor për ta mbështetur këtë, shumë njerëz intolerantë nga gluteni kanë lëkurë të tillë, duke përfshirë lëkurë shumë të thatë, të skuqur apo me akne.

4.Po humbni peshë pa e kuptuar

Humbja e pavullnetshme e peshës është një nga simptomat primare të sëmundjes, sepse kur zorrët tuaj janë dëmtuar, nuk jeni duke e absorbuar siç duhet ushqimin që hani.

dietat pa gluten

5.Nuk përqendroheni dot

Intoleranca nga gluteni mund të kthehet në një sëmundje neurologjike dhe mund të ulë aftësinë tuaj për t’u përqendruar.

6.Ndiheni të pafuqishëm shumicën e kohës

Mund të keni ndryshime të humorit ose rritje të ndjenjës së depresioni/ankthit pasi keni ngrënë ushqime me gluten.

7.Jashtëqitja jote është qesharake

Jeni kaps gjatë gjithë kohës? Apo keni diarre? Problemet me jashtëqitjen janë një tjetër shenjë.

8.Nuk kujtoni asgjë

Një nga kryesore neurologjike të raportuara nga pacientët intolerantë ndaj glutenit është kujtesa e mjegullt.

9.Jeni aq të lodhur sa keni nevojë për një sy gjumë pasi keni fjetur

Të pasura me lëndë të shumta ushqyese

Përfitimet që merrni nga konsumi i farave Chia

Shkaqet e shfaqjes dhe produktet që duhet të konsumoni

Njollat e bardha në lëkurë, shenjë e mungesës së vitaminave në organizëm!

Ja çfarë thotë studimi i fundit!

Si ndikon mbipesha në funksionet mendore

Rrit rrezikun e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru

Cili është niveli normal i kolesterolit tek femrat

Të pasura më lëndë ushqyese dhe veti anti kancerogjene

Disa arsye pse duhet të përfshini frutat e pyllit në dietën tuaj