MENU
klinika

Përdhunoi 22-vjeçaren shqiptare

Ministri i Brazilit: Robinho të futet në burg!

20.10.2020 - 11:23

Çështja e Robinhos sa vjen e komplikohet dhe tashmë sulmuesi brazilian është vërtet në telashe. Aventura e tij te Santos zgjati vetëm një javë. Ish-sulmuesi i Real Madrid dhe Milan, i cili ishte kthyer në klubin ku u rrit, duke pranuar një pagë prej vetëm 230 eurosh në muaj, u detyrua të ndërpresë kontratën e tij për shkak të dënimit me 9 vite burg.

Ky ndëshkim vjen nga drejtësia italiane për dhunë seksuale (përdhunim), referuar incidentin të rëndë në vitin 2013, kur ai luante me kuqezinjtë. Kujtojmë se viktimë e përdhunimit të sulmuesit ishte një vajzë shqiptare 22-vjeçare.

Pavarësisht gjithçkaje, Robinho ende donte të falënderonte tifozët: “Unë gjithmonë kam dashur ta ndihmoj Santos, por nëse në një farë mënyre prania ime bëhet problem, më mirë të largohem, të përqendrohem në gjërat personale. Unë do ta provoj pafajësinë time për tifozët dhe ata që më duan”.

robinho
robinho

Megjithatë, Damares Alves, ministri brazilian i të drejtave të njeriut, familjes dhe grave, përdori fjalë të forta ndaj lojtarit: “Burg, menjëherë. Nuk kam fjalë të tjera për të shtuar. E di që ka ende një apel, por tani ka edhe një audio. Çfarë na duhet akoma? Në burg. Asnjë përdhunues nuk mund të duartrokitet.

E di që ka ende një apel, por mendoj se gjithçka është shumë e qartë. Duke parë transkriptimet e asaj që ndodhi më bëri të bezdisem dhe dëshiroja të hidhesha përpjetë. U bëra shumë keq nga ajo që lexova, sidomos e bërë nga një futbollist si ai. Ne po flasim për një krim dhe agresori nuk meriton ndonjë konsideratë. Ne nuk duhet të bëjmë asnjë lëshim, vetëm sepse ai është një futbollist. Ai duhet ta vuajë dënimin, atje ose këtu, menjëherë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Paralajmërohen, “Luanët”!

“Kujdes nga huliganët e Serbisë”

Italia përmbys me Bastonin e Barellan! Mbyllet pjesa e parë

Nedim Bajrami shënon supergol pas 23 sekondash dhe futet në historinë e Evropianit

Mijëra tifozë presin ndeshjen me valle dhe këngë

FOTOT/ Shqiptarët “pushtojnë” Dortmundin!

Njihuni me formacionet zyrtare të sfidës Spanjë-Kroaci

Rivalët e Shqipërisë “përplasen” në Berlin