MENU
klinika

Një aventurë e dyfishtë dashurie!

Nga Zvicra në Itali… për një “PO” në Horën e Arbëreshëve

27.10.2020 - 18:13

        Dy të rinj nga Kosova me banim në Zvicër, kanë udhëtuar në Horën e Arbëreshëve, për t’i bërë premtimin e dashurisë njëri-tjetrit. Ka qenë dëshira e madhe e të dyve, për t’u njohur nga afër me kulturën arbëreshe, çka e ka shtyrë çiftin e ri shqiptar të udhëtojë shumë kilomentra larg.

Alma dhe Milazimi, përveç dëshirës për të njohur vendin, dëshironin përvojën e plotë arbereshe, ndaj edhe kanë kërkuar të vishen me kostumet tradicionale arbëreshe.

Alma veshi fustanin ​​që e mbajnë shumë vajza arbëreshe dhe Milazimi, kostumin e djemve. Ky udhëtim dhe propozimi në Horën e Arberëshëve, ishte një ëndërr e bërë realitet për vajzën shqiptare.

“Një emocion i madh për mua, falënderoj përzemërsisht arbëreshët që na ndihmuan pa hezitim. Siguruan këtë veshje të bukur dhe serenatat e magjishme” është shprehur arbëreshi Giorgoi, që ndihmoi çiftin në këtë eksperiencë.

Një përvojë e bukur e paharrueshme për një çift shqiptar që edhe pse jeton në Zvicër, nuk harron origjinën dhe mban gjallë dashurinë për kulturën e traditat. Arbëreshët u treguan të gatshëm për t’ua bërë edhe më të bukur këtë ditë të veçantë, dy të rinjve.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit