MENU
klinika

Nga Russian Today

Pandemia shkurton investimet e huaja direkte globale

27.10.2020 - 14:27

Një raport tregtar i Kombeve të Bashkuara lëshuar të Martën thotë se investimet e huaja direkte (IHD) kanë rënë me 49 përqind në të gjithë botën në gjysmën e parë të vitit 2020 nga e njëjta periudhë e një viti më parë.

IHD do të bien deri në 40 përqind për vitin, nxitur nga frika e një recesioni të thellë, ka paralajmëruar KB.

Një raport nga Konferenca e KB për Tregtinë dhe Zhvillimin (UNCTAD) tregoi që flukset e IHD-ve në ekonomitë evropiane u kthyen negativisht për herë të parë ndonjëherë, duke rënë në minus 7 miliardë dollarë nga 202 miliardë dollarë (171 miliardë euro). Flukset e investimeve të huaja direkte në Shtetet e Bashkuara ranë me 61 përqind në 51 miliard dollarë.

“Flukset globale të IHD-ve për gjysmën e parë të këtij viti u ulën me afër gjysmën … Ishte më drastike sesa prisnim për të gjithë vitin,” tha James Zhan, drejtori i sektorit të investimeve dhe ndërmarrjeve të UNCTAD. Ai shtoi se flukset pritet të ulen me 30 deri në 40 përqind këtë vit dhe “mesatarisht” në 2021, me pesë deri në dhjetë përqind.

Shifrat përfshijnë bashkime dhe blerje ndërkufitare, projekte të reja për investime në fushën e gjelbër dhe marrëveshje për financimin e projekteve. Sipas raportit, vendet e industrializuara, të cilat normalisht zënë rreth 80 përqind të transaksioneve globale, ishin më të goditurat, me flukse që bien në 98 miliardë dollarë – një nivel i parë për herë të fundit në 1994.

Midis marrësve kryesorë të IHD-ve në 2019, flukset ranë më fuqishëm në Itali, Shtetet e Bashkuara, Brazil dhe Australi.

Kina po pranon këtë trend, tha Zhan. “Flukset e tyre të IHD-ve mbeten relativisht të qëndrueshme. Për gjysmën e parë të vitit rënia ishte me të vërtetë modeste dhe në fakt sipas të dhënave të fundit, për nëntë muajt e parë krejt këtë vit IHD-të në Kinë u rritën me 2.5 përqind,” tha ai.

Shumica e investimeve të IHD-ve në Kinë ishin në shërbimet e tregtisë elektronike, shërbime të specializuara të teknologjisë dhe kërkime dhe zhvillime, vuri në dukje Zhan.

/Përkthyer dhe përshtatur për Konica.al nga RT

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Lufta me Covid-19/ Këshilltarët ekonomikë

“Gjermania drejt recesionit më të thellë që nga viti 2009”

Bussines Insider/ Paralajmërojnë analistët

“Recesioni global është i pashmangshëm”