MENU
klinika

Pas daljes nga spitali

Këngëtari shqiptar flet për eksperiencën me Covid-19

15.10.2020 - 09:23

2 ditë më parë këngëtari shqiptar, Valton Krasniqi, tregoi se ishte infektuar me koronavirus dhe për shkak të gjendjes së rënduar ishte shtruar në spital. Këngëtari u shpreh se asnjëherë nuk e kishte besuar virusin dhe ju bëri thirrje të gjithëve të ruajnë veten.

Tani sa e mora lajmin se jam pozitiv nga COVID-19, kurrë se kam besuar këtë virus. Keni kujdes ruani veten, familjen dhe shoqërinë e juaj. Zoti ju ndihmoftë”, shkroi Krasniqi përkrah fotos së tij.

Mirëpo tashmë dy ditë pasi bëri publik lajmin, ai ka treguar se ka lënë spitalin, pasi ka arritur ta fitojë betejën me Covid-19. Valtoni ka treguar se është shumë më mirë nga ç’ishte, por jo aq lehtë sa e kishte menduar.

Përfundimisht u konfirmua se tashmë Covid-19 e kam mposhtur. Jam shumë më mirë nga ç’isha, jo aq lehtë sa e mendoja, por megjithatë ja arrita. Ju falenderoj nga zemra të gjithëve për mesazhet që më keni dërguar dhe më keni dhënë forcë. Falenderoj Zotin dhe mjekët dhe stafin e Klinikës Infektive për kujdesin e madh ndaj meje dhe përkushtimin për luftimin e virusit. Uroj shërim të plotë për të gjithë të infektuarit, me dëshirat më të mira të mos ketë të infektuar më. Me respekt Valton Krasniqi”, ka shkruar këngëtari.