MENU
klinika

Surpriza në etapën e fundit

Përmbyset “Giro D’Italia”, triumfon një britanik

25.10.2020 - 18:32

Në dy etapat e fundit të Xhiros së Italisë kishte përmbysje në renditje dhe si pasojë Tao Geoghegan Hart këtë edicion 2020. Britaniku i Ineos Grenadiers triumfoi në edicionin e 103 falë një kohe 18′ 14″ të regjistruar në provën individuale të etapës së fundit, e cila e lejoi atë të mbyllet me avantazh prej 39″ ndaj Jai Hindley.

Në km e parë, dy çiklistët vijuan me të njëjtin ritëm, por verdikti përfundimtar është tashmë i qartë në ndarjen e parë, me Geoghegan Hart përpara me 22’’.

Një hendek që australiani, fituesi i fanellës së bardhë për të riun më të mirë, nuk është më në gjendje ta rikuperojë, duke arritur në Piazza Duomo me kohën 18′ 53″ dhe duke dekretuar fitoren britanike.

Në vendin e tretë u rendit holandezi Kelderman, që vetëm dy ditë më parë kryesonte Xhiron e Italisë. Ishin 21 etapa në total, duke nisur nga 3 tetori. Gara nisi në Sicili dhe përfundoi në Milano, me një total prej 3498 km.