Zyrtarët e sigurimit kombëtar të SHBA thonë se Irani ishte përgjegjës për dërgimin e postave elektronike kërcënuese për votuesit demokratë.
Email-et duket se vinin nga një grup i ekstremit të djathtë pro-Trump dhe kishin për qëllim të “nxisnin trazira”, tha Drejtori i Inteligjencës Kombëtare John Ratcliffe.
Ratcliffe gjithashtu tha se zyrtarët amerikanë gjetën se Irani dhe Rusia kishin marrë “disa informacione për regjistrimin e votuesve”.
Njoftimi vjen 13 ditë para zgjedhjeve presidenciale.
Informacioni i pazakontë i inteligjencës afër votimit shihet si një dëshmi e shqetësimeve të qeverisë për ndërhyrjet e votimit dhe fushatat e dezinformimit nga aktorët e huaj.
Ratcliffe tha se “postat elektronike të Iranit” pretendojnë të dërgohen nga grupi i ekstremit të djathtë Proud Boys në mënyrë që të “frikësojnë votuesit, të nxisin trazira dhe të dëmtojnë” Presidentin Donald Trump.
Ai shtoi se të dhënat e votuesve mund të përdoren në përpjekjet për të “komunikuar informacione të rreme për votuesit e regjistruar që ata shpresojnë se do të shkaktojnë kaos odhe do të minojnë besimin tuaj në demokracinë amerikane”.
Ratcliffe tha se zyrtarët “nuk kanë parë të njëjtat veprime nga Rusia”, por janë të vetëdijshëm se ata kanë disa informacione për votuesit.
Në shumë shtete, të dhënat e votuesve janë në dispozicion sipas kërkesës, megjithëse secili shtet ka kërkesa të ndryshme se kush mund të kërkojë informacionin e votuesit, cilat të dhëna janë në dispozicion dhe si mund të përdoren këto të dhëna, sipas Konferencës Kombëtare të Legjislaturave të Shtetit.
Ky njoftim në mënyrë të pashmangshme ka lidhje me ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e SHBA në 2016.
Në ato zgjedhje u krijuan mijëra robot të rremë në mediat sociale duke pretenduar se ishin votues amerikanë.
Nga ky njoftim është e paqartë se si Irani dhe Rusia morën informacionin – dhe saktësisht se çfarë informacioni kanë ata.
Akuza kryesore kundër Iranit është se ai u ka dërguar “email fals” votuesve. Nëse është e vërtetë, ky është një sulm i mirëmenduar.
Drejtori i FBI-së Christopher Wray u bashkua me Z. Ratcliffe në konferencën për shtyp. Ai tha se sistemet zgjedhore amerikane ishin ende të sigurta. “Ju duhet të jeni të sigurt se vota juaj ka rëndësi”, tha Wray. ”
Zyrtarët nuk ofruan detaje të mëtejshme se si janë marrë të dhënat e votuesve ose se çfarë mund të bëjnë rusët me informacionin.
Agjencitë e inteligjencës amerikane arritën në përfundimin në 2016 që hakerat e mbështetur nga Kremlini ishin prapa një përpjekje për të minuar kandidaturën presidenciale të Hillary Clinton, duke përdorur si sulme kibernetike ashtu edhe histori të lajmeve të rreme në mediat sociale.
Irani nuk ka arritur të hakojë me sukses sistemet amerikane.