MENU
klinika

Dy, të papërsëritshmit!

Si e quan Aleksandër Mosiu, mjeshtrin Charlie Chaplin?

26.10.2020 - 11:20

       Aleksandër Mosiu konsiderohej si aktori më i madh i teatrit evropian i kohës së tij. Talenti i tij i jashtëzakonshëm, që kishte spikatur në skenat e ndryshme, ku ai kishte intepretuar rolet kryesore nga veprat e Shekspirit, Gëtes, Tolstoit, etj., kishte bërë që të bënte miq edhe personalitetet më të njohura botërore të kohës, ndër ta edhe Charlie Chaplin-in.

Gazeta franceze “L’Oeil de Paris”, kishte botuar më 10 nëntor 1928, në faqen e nëntë, rrëfimin e aktorit të famshëm me origjinë shqiptare, Aleksandër Moisiut, mbi fatin e filmit pa zë në Amerikë.

“Trupa gjermane që luajti për ekranin, pjesën ‘Kean’, ku protagonist ishte Aleksandër Moisiu, i cili, pas kthimit në Evropë, dha lajme të këqija për filmin amerikan, pa zë.

Thuhet se është si puna e një njeriu të sëmurë, ditët e të cilit janë të numëruara. Pothuajse të gjitha kinematë amerikane, tani kanë vetëm filma me tinguj apo me të folur, të cilët, edhe kur nuk janë cilësorë, tërheqin më shumë spektatorë sesa një film pa zë. Kjo gjë, detyroi teatrot e vërtetë të përgjysmojnë çmimet.

Filmi pa zë, thotë Moisiu, përtej oqeanit, jeton falë Charlie Chaplin-it dhe kur ai të mos jetë më, një art i tërë do të vdesë me të.”

Moisiu, që ishte mbret i skenës dhe Chaplin, që ishte mbret i fimit pa zë, kishin biseduar për të realizuar një film së bashku, që nuk u realizua kurrë,.. me gjasë, për shkak të vdekjes së hershme të Moisiut.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit