MENU
klinika

Dita 6/ "Po na vret më shumë..."

Si paraqitet gjendja shëndetësore e naftëtarëve?

03.10.2020 - 10:22

Vijon të rëndohet situata shëndetësore e naftëtarëve, kur kanë hyrë në ditën e 6 të grevës së urisë. Të vendosur për të vijuar rezitencën, ata shprehen se më shumë po i “vret” mungesa e një reagimi nga institucionet.

“Mosmarrja e një përgjigje po na vret më shumë, rezistenca do të vazhdojë” shprehen ata.

Grevistët janë gati të shkojnë deri në vetëflijim për pagat e prapambetura dhe rinisjen e punës.

Naftëtarët e Ballshit thonë se kanë 13 paga të prapambetura të fituara me vendim gjykate.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN