MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si të ul yndyrën në gjak?

14.10.2020 - 10:32

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Si të ul yndyrën në gjak?

Mjeku: Humbisni peshë. Nëse jeni mbipeshë, humbja e 2-5 kg mund t’ju ndihmojë të ulni trigliceridet. Motivoni veten duke u fokusuar tek benefitet e rënies në peshë, si më shumë energji dhe shëndet më i mirë.

Pakësoni kaloritë. Mos harroni që kaloritë e tepërta konvertohen në trigliceride dhe ruhen su yndyra. Duke pakësuar kaloritë ju ulni nivelin e triglicerideve.

Shmangni ushqimet e përpunuara dhe me sheqerna të shtuar – Karbohidratet e “lehta”, si sheqeri dhe ushqimet e bëra me miell të bardhë, mund të rrisin trigliceridet.

Kufizoni konsumimin e alkoolit – Alkooli ka shumë kalori dhe sheqer, dhe ndikon në rritjen e triglicerideve. Edhe në sasi të vogla, alkooli mund të rrisë nivelet e triglicerideve.

Ushtrohuni rregullisht. Mundohuni të bëni të paktën 30 minuta në ditë aktivitet fizik. Duke u ushtruar rregullisht ju mund të ulni nivelet e triglicerideve dhe rrisni kolesterolin e “mirë”. Bëni një shëtitje në park, ngjisni shkallët kur shkoni për në punë, praktikoni ndonjë lloj sporti etj.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ju ka ndodhur edhe juve?

6 arsyet pse nuk po humbni peshë