MENU
klinika

Nga Astrit Patozi

SPAK-u, si dordolec

23.10.2020 - 19:47

Të gjithë i kanë sytë nga SPAK-u, edhe pse ai ngjan të jetë në gjumë, ose në rastin më të mirë, duke u shtirur se është duke fjetur.

Disa duke e shkundur realisht që të zgjohet, ndërsa të tjerët duke i treguar gjahun e gatshëm, që është gjithmonë në radhët e armikut.

Dikush duke bërtitur me zë të lartë se është i pastër, njësoj si ata që këndojnë natën për t’i nxjerrë frikën vetes, ndërsa të tjerët duke folur me zë të ulët apo duke ndërruar temën, nga meraku se mos edhe vetëm përmendja e emrit të tij do t’i turbullojë ujërat.

Dikush duke e sulmuar me tërbim për ta trembur, që mundësisht të mos fillojë kurrë punë, ndërsa të tjerët duke e marrë me të mirë, se mbase kjo do t’i kursejë disa ditë burgu apo ndonjë padi më pak, nga tufa e zullumeve të veta.

Nuk kanë faj, sepse e dinë se çkanë bërë, ndaj edhe janë të trembur. Si kur i drejtojnë gishtin e akuzës, për ta delegjitimuar, ashtu edhe kur e mburrin kot, edhe pse ai nuk po bën ndonjë gjë për të qenë. Të paktën, deri më sot.

Është njësoj si ai efekti i dordolecit, që i frikëson zogjtë, megjithëse nuk është njeri. Imagjino se çfarë mund të ngjasë atë ditë që vërtetë SPAK-u të zgjohet dhe të funksionojë, duke kryer, qoftë edhe në minimo misionin e vet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN