MENU
klinika

Uruguajani jep versionin e tij

Suarez: Ja se si Messi mund të qëndrojë te Barça

10.10.2020 - 12:15

Merkatoja e kësaj vere solli shumë ndryshime, sidomos te Barcelona. Një nga largimet ishte Luis Suarez, që shkoi tek Atletico Madrid. Pavarësisht zërave për largimin e Messit, uruguajani beson se Leo do të qëndrojë te Barcelona.

“Në respekt të marrëdhënies që kam me Leon, nuk do të them atë për të cilën kemi biseduar në ato kohë, por ai jetoi një situatë të vështirë dhe të komplikuar,” – tha Suarez për ESPN.

“Ai donte të largohej dhe klubi nuk e lejoi. Unë u përpoqa ta mbështesja, të kujdesesha për të dhe ta shpërqendroja pak. Mendoj se ata donin të më largonin nga Messi, ndoshta i shqetësonte fakti se kam një marrëdhënie të mirë me Leon. Ndoshta ata donin që Leo të mos rrinte me mua aq shumë.

Që Messi donte të largohej nga Barcelona nuk ishte një gjest mbështetjeje ndaj meje. Ata duhej ta kishin respektuar vendimin e tij për t’u larguar. Nëse ndodhin ndryshime në krye të klubit, Leo do të jetë më i prirur të qëndrojë në ‘Camp Nou’.

Mund të ketë mundësi që Messi të luajë për një klub tjetër, por nëse ndihet rehat, përsëri i lumtur dhe një bord tjetër drejtues merr frenat e Barcelonës, ai do të dëshirojë të vazhdojë aty. Si mik, unë do të jem i lumtur nëse bën mirë atje. Edhe nëse do të duhet të shkojë në një klub tjetër, unë do të jem sërish i lumtur” – u shpreh Luis Suarez.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ylli i Barcelonës rrëfen gjithçka

“Arsyet pse qëndrova, presidenti më gënjeu”