MENU
klinika

Lista

Tani që Halloween-i po afron, mos harroni të shihni këta filma!

15.10.2020 - 09:17

Gjatë gjithë jetës, i shmangemi frikës dhe të qenit të trembur, por për Halloween, mund të lëshohemi, të shohim gjëra të llahtarshme e të psherëtijmë të lumtur se s’janë të vërteta. Halloween na përball me frikërat tona më të mëdha e më pas na thotë se gjithçka ishte një iluzion.

Kështu që, sot në mbrëmje, nëse s’jua ka ënda të dilni, shihni një (ose disa) nga filmat e mëposhtëm. Horrori ka lezetin e tij.

The Babadook (2014)

11 filma të frikshëm që duhen parë prag Halloween-it!

Filmi i parë i Jennifer Kent si regjisore flet për një prezencë të ligë që torturon një grua të ve dhe djalin e saj të vogël. “The Babadook” mori vlerësime të shumta nga kritikët dhe u kthye në filmin e vitit në 2014-n.

The Awakening (2011)

11 filma të frikshëm që duhen parë prag Halloween-it!

Një grua që përpiqet të vërtetojë se fenonemet supernatyrale janë të gënjeshtërta viziton një shkollë të pushtuar për të hetuar dyshimet e studentëve për fantazma. Dyshimet e para ishin të pavërteta, por shumë shpejt, realiteti i saj ndryshon drastikisht dhe shpaloset ngadalë.

A Girl Walks Home Alone At Night (2014)

11 filma të frikshëm që duhen parë prag Halloween-it!

Një vampir bredh i lirë në Bad City, një qytet iranian të pushtuar nga vdekja, vetmia dhe drogërat.

Hush (2016)

11 filma të frikshëm që duhen parë prag Halloween-it!

Një shkrimtare e shkurdhër, i cila jeton i izoluar në një pyll, duhet të shpëtojë jetën e saj në momentin që zbulon se një vrasës i maskuar po e përndjek.

Dark Skies (2013)

11 filma të frikshëm që duhen parë prag Halloween-it!

Pas një seri ndodhish të tmerrshme, një familje që jeton në periferi zbulon se një forcë e panatyrshme synon t’i lëndojë.

Poltergeist (2015)

11 filma të frikshëm që duhen parë prag Halloween-it!

Një familje duhet të shpëtojë vajzën e tyre pasi ajo rrëmbehet nga forcat e liga që jetojnë në shtëpinë e tyre.

Rosemary’s Baby (1968)

11 filma të frikshëm që duhen parë prag Halloween-it!

Një grua shtatzënë bëhet gjithnjë e më shumë paranojake për fëmijën e palindur kur bashkëshorti i saj fillon të kalojë kohë me fqinjët e çuditshëm.

The Forest (2016)

11 filma të frikshëm që duhen parë prag Halloween-it!

Vendosur në pyllin famëkeq japonez, “Pylli i Vetëvrasjes”, një vajzë kërkon motrën e saj binjake në natyrën e mbushur me fantazma.

The Addams Family (1991)

11 filma të frikshëm që duhen parë prag Halloween-it!

Nëse ju duhet një film më i lehtë, ky është për ju. Familja Addams, komike dhe njëherazi makabre, bashkohet krejt papritur kur dyshojnë se një burrë që shtiret si xhaxhai i tyre i humbur, është në fakt, një mashtrues.

Children of the Corn (1984)

11 filma të frikshëm që duhen parë prag Halloween-it!

Bazuar në një historinë të Stephen King, filmi flet për një çift që arrin në një qytezë në Nebraska dhe zbulon se është e populluar nga fëmijë që ndjekin një lider kulti, i cili e quan veten “Ai Që Ecën Mbrapa Rreshtave” dhe i bind të vegjëlit të vrasin të rriturit.

The Witch (2016)

11 filma të frikshëm që duhen parë prag Halloween-it!

Vajza e një familjeje që jeton e izoluar akuzohet se është shtrigë. Ngjarjet ndodhin 60 vite përpara vrasjeve të shtrigave në Salem.